22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Shpresa Dhima

ËNDËRR

Sot seç u ngjita , kodrës përpjetë,
Në një pllajë me bar gjelbëruar
Lule shqerra, e manushaqe lulëzuar
Një fllad i lehtë fytyrën m’përkëdheli
E fortë thira: Erdhi Pranvera.!
U enda ndër livadhe , krahë lehtë si flutur
Etjen shova me ujin e burimit , aty ndalova
Me ujin e burimit , fytyrën freskova
Mes atij gjelbërimi , nisa të mendoja.
Dielli i praruar ,shumë ishte larguar
Tej perëndimit rrugën kishte marrë
Qerpiku më rëndoi, gjumit kapluar
Hëna drejt meje dritën lëshoi…
Një dorë gjoksit mu lëshua ëmbël m’përkëdheli
Një puthje e zjarrtë, buzëve lëngëzoi
Sytë nuk doja ti hapja ,ajo puthje m’shijoj
Ditëve munguar ,zemrën ledhatoj
Po hëna tinzare nga gjumi më zgjoj
Me mua nisi të lodrojë..
Sytë hapa nxituar , buzëqeshja fytyrën çeli
Në shtratin tim flija, në ëndërr isha dashuruar.

Ej ..këto ëndrra ku s’të çojnë

Të shëtisin ,në kodra e livadhe

Ndjen veten si një shtojzavalle

Papritur gjëndesh dashuruar, ëndrrat , ëndrra janë…!!

Shpresa Dhima@@

28/2/2021

“”””””””””””””

DASHURIN TËNDE SONTE LYP.
Le të më thonë se je lypsare
Kjo nuk është çmënduri
Unë nuk lyp prona, e pasuri
Por veç lyp tënden dashuri..
Si lypsare krahët drejt teje hapa
Ndaj sonte mbështillëm, tëndin gji
Puthje plot amshim më dhuro
Bashkë të fluturojmë qiellit të dashurisë
Me sytë e zemres më shiko
Me shpirt më dashuro
Unë të zgjas duart, dhe ti buzët
Si lypsare të lutem ,e pres të ndodh çudia
Ajo çudi që presim , të vi si me magji
Yjet dhe hëna atë çast dritën të feksin
Se unë jam dritë në sytë e tu ..
Shpirtrat zjarrë ndezur ,lypin veç dashuri.
Jam lypsare këtë e di ,bëhu sonte dhe ti
Dashurin të falim, si bën çdo njeri
Si zogjtë në fluturime ,lundrojmë në kaltërsi
Ti për mua je qielli, dhe unë diell në sy…

Shpresa Dhima@@

27/2/2021.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.