17.3 C
Tiranë
E enjte, 4 Qershor 2026

Shpresa Dhima

Sot nga një ëndërr e bukur u zgjova
Tek shëtitja në një livadh
Mes barit të gjelbër mbuluar.
Lulëzuar plotë kamomil e manushaqe,
Nën kurorën e blirit lule plot aromë
Ndjeva erën e lehtë t’më përkëdhelte
E ngrohtë si një fllad vere…
Cicërima e zogjve refrenin e një melodie
më kujtoi…
Eja , eja, bashkë me zogjtë, e më sill pranverën
Zogjtë u kthyen nga shtegtimi..
Eja , kthehu dhe ti , në tënden fole..
Mbi sup një zog një pendë më dhuroi,
Mesazhi që më sillje ti…
E di që tek unë do kthehesh,
Bashkë me zogjtë ,e diellin në agim .
S’ka si të ndodh ndryshe, .. këtë unë e di.!!
Dhe pemëve lulëzuar shëtitja , këtë mëngjes
Kurorë lulesh shumë ngjyrëshe…
Frymë thellë mora , krahërorit mbushur plot
Krahët hapa e fortë thira…
Erdhi pranvera…a më dëgjoni..!!
Shpresa Dhima@@
“”””””””””””””””””””””May be an image of Shpresa Dhima
FLE NË SYTË E TU
Nata e errët pus
Hëna humbur në qiell,
Një dritë paksa të mekur lëshon,
Nën të çarat e reve mbetur.
Më tundon kjo natë
Dhe yjet struktur, fshehur,
Veç një yll i vetëm ndrin
Ai je ti, që mua më bën dritë.
Ndjej trokitje hapash,
Pas tingullit shpejtoj,
Trokitja vjen e shtohet,
Në zemër më ritmon…
Nëse pak nga pak , fillon ndalon
Nëse papritur harresa të kaplon
Mendimet përcill ,mua kujtom…
Kush ty të deshi , më shumë se unë.
Sonte lermë të fle në sytë e tu,
Përhumbur në ëndërrime…
Të joshem ndër ledhatime
Që thellë ngacmojnë zemrën time.
Se shpirtit tim gjithmonë,
Zjarri ndizet, nuk shuhet,
Tek unë me timen dashuri,
Çdo gjë frymon – rritet – lulëzon.
Shpresa Dhima@@
9/4/2021.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.