20.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Shpresa Dhima

ME TY DASHURUAR
Më të bukurën ditë ëndërrova
Mes dashurisë që më fale ti
Sytë , zemra , shpirti ty tu dhuruan
Oaz lumturie me emrin dashuri.
Më gjete rrugës , vetmuar , shpresë humbur
Hyre në zemër pa pyetur , kur ajo kish ngrirë
Shpirtit , dashurisë së harruar, i dhe ti dritë
Trupi i sfilitur priste me dëshirë .
U dashurova me ty , me ëndrrat ndezur në gji
Mes puthjeve dhe ledhatimeve , afshit – dashuri
E ëmbël të belbëzoja si zog në fluturim
“Më do? ..”Mos e humb timen dashuri !.
Në sytë e tu të qeshur , shihja sytë e mi ,
Me ty dashuruar , trup e shpirt
Ulur në tëndin përqafim
Bota lëvizi pa ngurrim .
Unë për ty isha një lodër , ndjenjash mungestare
Se në zemër kurr për mua s’pate një vend ,
Kjo dashuri sa shpejt , si qiriri u shua
Edhe pse ndryshe erdhi mes çasteve ëndërrimtare.
Ëndrrat i thurëm bashkë , dallgëzuar
Aty qanë , aty qeshën , ndjenjë kreshpëruar ,
Pritjes së gjatë , mallit të përvëluar ,
Me ty dashuruar…
Shpresa Dhima@@
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.