13.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Shpresa Dhima

NJË ÇAST DASHURIE
Sa herë që ëndërroja,
Për çudi pse më shfaqesh ti ?
Sytë e tu më shohin ëmbëlsisht
Dritë e shpresë, në sytë e mi.
Dhe në çdo hap ndjej se je ,
Në çdo pemë lastarët lëshuar,
Në çdo lule petale ,aromë kundërmon
Çdo gjë që prek e shoh… për mua je ti.
Nëse malli të merr…
Syve të mi pika loti sheh..
Dije ai lotë pikon veç për ty
Nëse buzëqeshja fytyrën më mbulon,
Je ti për mua i vetmi gëzim.
Ndjej hapa, një tingull zëri pas më ndjek
Jehona fjalëve të tua, zemrën më drithëron
Drithërima kumbon , mbi të miat fjalë…
Duke ndezur zjarrin e syve të tu .
Le të dashurohemi ëmbëlsisht,
Që shpirti e do, e kërkon,
Mërit dhe zënkat, era e dashurisë shkund me furi ..
Çelen aty mijëra puthje, netët zgjaten ,deri në agim…
Një çast dashurie ,t’a kthejm në përjetësi !..
Shpresa Dhima@@.
17/4/2021.(të drejtat janë të autorit).
“””””””””””””””””””””May be an image of Shpresa Dhima
VITE MËRGIMI
May be an image of Shpresa Dhima
Mendimi shkumëzon mbi dallgët
Pi pezmin e hidhur të tyre,
Ikën në atdheun e largët
Qëndron nën një strehë çatie.
Atje është Nëna ime
Rri motra ,rri vëllai.
Atje ndizen shumë kujtime
Dhe dashuri e parë pa faj.
Det , ti i egërsuari det,
Bëhu njëherë i paqtë,
Dallgët mos i ngre aq shpejt,
Qetësohu dhe bjerë rrafsh.
Të dëgjosh mallin tim
Merre se është i rëndë ,
Pastaj shfryi me tërbim
Në e mban a se mban dot.
Shpresa Dhima @@
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.