18.5 C
Tiranë
E shtunë, 14 Mars 2026

Shpresa Dhima

TË DUASH – APO MOS TË DUASH..

Ishte një ditë e ftohtë Janari, fjollat e borës sapo nisën të vallëzonin si flutura të bardha,
e dalngadalë mbuluan pemët, çatitë e shtëpive nuk dukeshin më ,rrugët ,e gjithçka e mbuloi dëbora.
Ajo qëndronte në dritare me vështrimin tretur diku larg tej horizontit.. dhe u shkri në bardhësinë e borës.
Sytë e saj përqëndruar në një pikë, mendueshëm thellë në brendësi të tyre, diçka fshehur mbanin, diçka që në heshtje me heshtjen fliste…
Çuditërisht sytë janë të vetmit që shprehin
ndjenjat e brendëshme.
Dhe sytë e saj ashtu përhumbur, herë qeshnin, e herë binin në mendime…, sikur
përfytyronin apo pikturonin portretin e një
një njeriu , që kish lënë brenda tyre imazhin
Qëndrimi i saj në dritare dhe bukuria e saj
të bënte për vete , një rreze dielli e mekur që
sfidonte të ftohtin e akullt…
Sytë e saj jeshil ndrronin ngjyrë me kohën
këta sy që mbanin në vete trishtimin ,e nën qerpikun e gjatë e të dendur si streh fshihnin lotin.
Loti në syrin e bukur të një femre duket si
margaritarë që rrezaton fytyrën e saj.
Vall ç’mendonin ata sy , brenda tyre ç’ndjenja fshihnin?
Ajo ishte e dashuruar ,në sytë e saj lexohej historia e një dashurie, që kishte trokitur në zemër dhe kishte pushtuar gjith
qënien e saj , ajo dashuronte me sytë e shpirtit .
Priste një sinjal të ndizte tik-taket e zemrës ,
priste që ai të vinte të ngrohte shpirtin e saj , priste të vinte tek ajo dashuria..ajo dashuri që atë e kish bërë të lumtur.
Dhe ai ishte i dashuruar pas asaj , por kurr si tha “të dua”, kishte luajtur me atë, duke i falur aq shumë dashuri.
U largua nga ajo pa menduar se do vriste një zemër .
Mbase ajo ishte gabuar në dashuri, apo ai nuk ishte treguar inteligjent për të kuptuar dashurinë e saj.
Në sytë e saj mundeshe të lexoje gjithë ndjenjat ,në këtë ditë të ftohtë Janari
ku zemra e saj ngrohte këtë akullnaj.
Dhe ai do të vinte fryma e saj e ngrohtë
do shkrinte dëborën e do ti hapte udhën drejt dashurisë që e priste, ai kishte gabuar, apo ajo ishte dashuruar gabimisht ?…
Sytë në thellësi të tyre din të shkruajnë atë
që flet shpirti ndjenjash trazuar , shprehin dashurinë, që hedhur rrënjë nis trungut të lëshojë lastarë…!!.

shpresa dhima@@

MË THUAJ TA DI.
Ç’mendon tani -Të lutem më thuaj ..
Më thuaj dy fjalë, t’më largosh brengën,
Më thuaj dy fjalë t’më largosh dhimbjen,
Folëm një fjalë t’më largosh mallin..
Të më fshish lotin, falëm një buzëqeshje
Me qiellin e ftohë jam bashkuar,
Nga mungesa jote , yjet janë larguar
Hëna pikon lot mbi shtratin e vetmuar
Mungon dashuria,. mungon jotja fjalë,
Puthja e nxehtë ngrohte trup e shpirt
Yjet vezullues si në një përrallë…
Në ëndërr më vije , më prekje ngadalë
Flije ulur mbi timin qerpik..
Agut në agim seç më mërmërisje
Melodi e mëngjeseve, melodi e agimeve .
Me ty ëndrrat më rrinin zgjuar.
Dashuria për ty më pushtonte
Zemra fortë trokiste , pritjes pa kohë
Ditëve me diell – Netëve me hënë
Shtratit tek më vije , diellin më sillje
Puthje e ledhatime , tënden dashuri.
Ngadalë të pyesja:” ç’është dashuria , më thuaj
Dashuria është dielli dhe jeta,
Dy zemra që rrahin – bashkohen në një ,
Sytë flasin, thonë të dua…
Buzët e përthara kërkojnë puthjet e tua,
Pika e mjatit pikon , ëmbëlsinë e çastit…
Shpresa Dhima @@
“””””””””””””””””””””
POETES SË DASHURISË
Mes vargjesh e gjenë përher
Me më të madhen modesti,
Vargut ajo jetë i jep…
Në dallgët e dashurisë.
Kush vargun e sajë s’e lexoi
Kush me atë varg s’u dashurua,
Kush memorien nuk rrotulloi…
Në dashurinë e tashmë, a të shkuar.
Në vargun e saj flet dashuria,
Ajo i jep të mjaltën – ëmbëlsi,
Paçka se tradhëtia është e lirë
Në dashuri ka intrig e pabesi.
Kush vargun e saj kur lexoi
Besoi se poetja dashuron..
Por ajo mes vargut të saj dashuruar,
Poezia i vetmi që ajo dashuron.
Por një ditë pena e sajë do ndal
Bashkë me tik – takun e zemrës do pushoi
Mes shkronjave emrin do gdhënd…
Paçka sa ishte gjallë për të s’u shkrua…
Mbi vargun e saj do ndalen ,”Poete dashurisë”
Se dashuria e vetmja që mbi tokë gjallon
Qysh nga Eva – Adami , mollën e ndalume kafshuan…
E deri sa në tokë do ketë Jetë…!!
Shpresa Dhima@@
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.