6/5/ 2020.
Un Jam Poete…,Jetoj Jashtë
Politike…,Por Jo, Jashtë..
Historis Së Atdheut Tim. Në Postimet
Që Bëra Për 5 Majin…Ditën e Dëshmorëve,
Në Komente Persona të Paformuar kan Përdorur Fjalë Ofenduse …Nuk MË Bën
Gjë Mua Se Thjesht Prezantuan Veten!
Nga Unë Si Përgjigje Morën BLLOK.
Si Përgjigje Vjenë Dhe Kjo Poezi!
Mijëra herë të shkruhet
Miliona shkronjave do mbetet
Heshtjes, që dhëmb duke klithur
Historia flet, Historia shkruhet..
Mijëra vite jeta, kësaj toke
Triliarda pena, shkruan s’ shterin
600 vjet më parë ,erdhi dhe kësaj dite
Tingujt e këngës, ” E Bukura Morenë,,
Në vite e mote fortë ushtoi
Mes suferinës, e shqotave
Me zërin e trimave u bashkua
Ej,– Kush e vrau ,kush e vrau , Esat Pashanë,
E një zë ushtoi ndër male
Çerçiz Topulli më thonë!!
“Që nga dita që jam lerë,
kurr s’jam shitur, kurr s’jam blerë,,
Ti Shqipja ime sert i papërkulur historis
Ty Nënë e At ,s’të shuajtën dot pushtuesit e kohës,
Ti Mbretëresha bukuroshe, bekuar Perëndis
Mbete shkëmbi, mbete kreshpa lart dëborës
Dhe sot vlon gjaku në deje
Bashkohet me ujërat në dete
Gjëmon në lugje e shpate
Mblidhet gjoksit tënd, Vermosh ,e Konispol
Shqipja me dy krena ,vuan ,lëngon
Marigo moj trime, ngrihu e shëroje
Këtë Shqipe mali ,me dorë e qëndise
Ismail Qemali, në Vlorë ta ngrinte!!
Sa historianë ,pa nder, e të shitur
Historin e shtrëmbëruan, e bën politik
Ndaj zgjohu ,o, Popull ,e vetëm thir
“Liri, Drejtësi, Liri ,,
30 Vjet që dergjesh, e mjera Shqipëri
Bijtë e tu të etur ,për pasuri e pronë
Me emrin demokraci, popullin gjunjëzuan
Ty Shqipe, në zëmër të lënduan
Po , eshtra ime kombëtare ,është Shqipëria
Është e madhe ,e pa anë, e pa matë
Nis Preshevës, qafon Shkupin, përfundon te Çamëria
E puth Shqipja me dy krena, qiellit lartë
Dhe një zë më vëngon, nga gjumi ju zgjon
Ngrihuni e bjeruni këtyre politikanëve mjeran
Shkrimtar, Poet, Historianë, penat ti bashkojm
“ËSHTË E JONA SHQIPËRIA,,
“””””””””””””””””””””
DASHURIA E NËNËS.
Mijra vite jeta, kësaj toke
Triliarda pena, s’ shterin
Emri, shpirti, gjaku jotë Nënoke
Ne ,na jep mundësin të shohim yjet, diellin
Unë s’jam poete, por, edhe të jem
Kush mundet vallë ,të mbuloj tëndin shpirt
Unë kamë tëndin gjak ,tëndin gen
Nga drita e syrit tëndë ,shikoj përdit
Viteve të jetës ,tashmë rritur
Çdo ndjesi të bukur ndjeva ,preka
Tëra dashurit ,shpirtit i mblodha
Por si dashuria jote, jo, s’gjeta
E kërkova lugjesh, malesh në ujvara
E kërkova luginash, pllajesh zëna
Tokës ,ugarit ku rritet fara
Më thanë : këtë dashuri e jepë ,Veçse Nëna
E kërkova ngjyrës së ylberit
Në gjunjë thira : Zoti dëgjon
Ja kërkova qiellit, yllit, diellit
Zoti foli : Dashuria e Nënës nuk ngjason
Për ty Nënokja ime, nga shpirti im dolën këto vargje, malli që më pushton të shohë ,të ndjej dorën tënde kur më ledhaton e më thua Bija ime tu bë një jetë larguar…Të dua Nënoke je pjes e zëmrës dhe shpirtit tim, ndaj për ty pena ime s’do shter kurr!! Gëzuar 8 Marsin Nënoke!