4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Shpresa Dhima

ËNDRRA THURA GJER NË ÇMENDURI

Për dashurinë shkrova aq vargje
Ëndrra thura gjer në çmenduri,
Të bukurën kërkova, ëndërrova…
Përkundur në krahët e dashurisë.
Me yjet ,hënën shoqëruar,
Netëve të gjata deri në agim
Qiellin e pastër në sy shikoja
Pa re të kaltër mes kaltërsish.
Shpirtit thellë fshihej brenga
Nuk njohu diell, veç erë dhe shi
Krahapur, përqafoja pranverën,
Nuk fluturova jo, në delir …
Me heshtjen isha mike,
Në sy endej jotja dashuri,
Kur me ty isha atëherë,
Mes epsheve zjarrmi.
Tretur kujtimeve , puthjeve magji,
Vetmia strukur si zog i harruar,
Priste atë portë të çelje veç ti
Shpirtit tim ti jepje liri.
Vetes i kërkoja, paqe – shpresë- dashuri,
Me sytë e shpirtit të shikoja
E vetmja ,imja dashuri..
Dritë për sytë e mi, dhe unë gjithashtu.
Çile atë zemër plot kujtime,
Ndize atë prush mbledhur në gji
Shkrije akullin këtij shpirti ..
Flaka mos shuhet, mijëra netë zemra çelur.

Shpresa Dhima @@

12/10/2021

“””””””””””””””””””

JAM E LODHUR NËNË
Jam e lodhur Nënë
Trupi e shpirti më dhëmb,
Malli zemrën ma zhuriti
Loti syve mbiu….
Jam e lodhur Nënë
Viteve në kurbet munduar,
Një jetë e tërë larguar
Vetmia më vret…
Do të vijë o Nënë,
Do të vi flokë bardha ime
Pak ditë janë o Nënë
Sa të marr erën tënde.
Fytyra e sytë të më qeshin
Dhe se brenda tyre, halle e brengë fshehin.
Do vi Nënë, te ty e mira ime
Qiellit si flutur , do fluturoj
Të ndalem në atdheun tim,
Era jugut t’më përkëdhel.
Në krahët e tu do qëndrojë
Dora jote lehtë më ledhaton
Zëri yt më e ëmbla melodi ,kur më thua :
U bë kohë pa të parë, malli më përvëloi.
Me vete do marr bekimin tënd
Mali i mallit që kurr nuk shuhet.
Nënë moj je Perëndesha ime!!.

Shpresa Dhima@@

“””””””””””””””””””””””

SI TROKU I KALIT TË BARDHË.
Vetmia sonte vetmon gjithkund
Në ishujt e zemrës sime vetmitare
Pres zërin tënd të dëgjoj….
Yjet me shkëlqimin e tyre etern më gënjejnë.
Shpirti trazuar në ëndërrime
Si fushë e gjelbëruar ..
Ndrin si pika e vesës në ar,
Aty kopshtari hodhi farën.
Mbolli aty pemën e dashurisë
Portën hapur kam lënë, në shi apo diell,
Trokitje hapash ndjej, si troku një kali të bardhë..
Të kalërojmë mes yjesh këtë natë.
Ashtu si ylberi zbret mbi valë
Si Zana e bukur në mal
Si vajza e valëve tek pret mbi gur, në ligjërime
Të ëmblat puthje e ledhatime.
Dehur nga aromë e detit kaltërsive
Si vera vjetër në të errtin qilar,
Dashuria një oaz lumturie ,thyer mbi dallgë
Të dehë të bën tapë, si mushti i një vere.

Të pres agut në agim… Trokitjen dëgjoj,

Si troku i një kali të bardhë…

Kur drejtë meje vjenë, më sjellë një lajm,

Dashuri e brishtë shpirtë e zemër, ndezur flakë.!!

Shpresa Dhima@@

7/10/2021, ITALY!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.