15.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Shpresa Dhima

Më 13 tetor është përvjetori i lindjes së dy poetëve të mëdhenj shqiptarë Migjenit dhe Dritëro Agollit!Mund të jetë një imazh i 2 persona

Nderim dhe Respekt për dy ikonat e letërsisë shqiptare…
Në përvjetor të lindjes i kujtojmë me dy nga poezitë e tyre….ata mbetën në vargje , të paharruar…. ngulur thellë në zemrën e çdo shqiptari si rrënjët e një lisi….
‘’Vetmia nga Migjeni’’ dhe
”Letër nga Dritëro Agolli”.
Vetmia – Migjeni
Më plak mërzitja
që vetmia më sjell;
përbuzja, urrejtja
të gjith sendet m’i mbështjell
që kam shumë anmiq
të liq
në këto sende pa shpirt,
Nuk flasin.
As sy s’kanë.
Po mue më bahet
se aty janë
vetëm që të më plasin
zemrën.
Së paku, të më shajnë:
I mallkuem!
Së paku, të anë tallin:
I uruem!
Së paku, të më këndojnë:
-I yni zot!
Ose të më thonë:
Jeton kot!
Të flasin, të flasin se fjalë due
në kët vetmi me ndigjue.
Ose të më tregojnë historinë
e tyne, autobiografinë:
ndoshta ty do gjej gjasim
me jeten teme pa tingllim
që në vetmi po e kaloj –
dhe s’po dij a rroj e s’rroj.
Sendet heshtin. – sa të pamëshirë!
Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë,
pse gojë s’kanë
dhe nuk flasin,
aty janë
vetëm të më plasin
zemrën teme që po vuen
dhe në mërzi vetveten truen.
Letër – Dritëro Agolli
I dashur mik,
Kur vjershat e mija lexon varg për varg,
Ti thua se unë në vatër kam lumturi?
Vërtet, vëlla, ashtu të duket nga larg,
Ndërsa aspak nuk e di!
I dashur mik,
Cdo natë të shtrihesh në të njejtin krevat,
Te ngrihesh nga i njejti shtrat çdo mëngjes,
Dyzet vjet të njejtin varr e të njejtin fat
Dhe i lumtur të jesh
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.