“””””””””””””
MË TREGO…
Ç’është dashuria të pyeta?..
Dhe buzëqeshja fytyrën çeli
Zemra tik- taket shpejtojë
Dhe e jotja gjithashtu..
Zemrën t’ime dëgjoi ,e u bë një!
Ç’është dashuria fola ngadalë ?…
Zëri yt në çast më foli ,notat lodruan kaltërsis,
Vështrom në sy e dashur, më thuaj çfarë sheh?
A mundesh thellë tyre të lodrosh..
Mëngjeseve puthje plotë aromë t’më dhurosh?
E syve të tu përhumbur, në pritje dashurie,
Brenda tyre thellësia s’kishte fund,
Në ëndërrime – ëndërruar , shpirti aty dehej,
Tek më thoje: – puthja jote ëmbëlsi që trupi e do.
Ndaj i lëmë mënjanë zënkat, ç’vlerë kanë,
Kur sytë tanë mbajnë fshehur dashurinë,
Bota me ne s’ka punë ,unë dhe ti jemi një,
Eja diku largë të shkojmë , ku hëna e bota s’na sheh…!!
Atje ku dielli na ngrohë, dhe zogjtë bëjnë folenë
Shpresa Dhima@@
2/1/2022! ITALI.!!