ËNDËRR DHE DASHURI
Sonte gjumi nuk më zë,
Mendimet fluturuan largë te ti
Ëmbëlsisht kujtoja fytyrën, sytë e tu,
Buzëqeshja jote zemrën ma simbonte.
Sytë ngula përhumbur mbi hënën e ngratë
Yjet më vështronin gjithë lakmi e zjarr…
Po ç’i doja yjet kur më mungoje ti,
Ç’far ti thoja hënës, mbetur në vetmi.?
Lodhja më mundoi , ku të gjeja ty ,
Qepallat mu rënduan, gjumi më kaploi,
Por befas në ëndërr seç mu shfaqe ti,
E sërish më ndeze zjarrin prush në gji .
Po kjo ëndërr sa shpejt mbaroi…
Sikur pranë meje , jo nuk erdhe ti,
Më le në të tuat përkëdhelje,
Joshje – amshim- dehëse
Por dielli agoi rreze kuqëluar,
Dashurisë tënde dehur
Më gufonte gjoksi ,kur më prekje ti..
Zëri yt i ëmbël ,melodi e artë,..
Për mua je dashuria ,
Që mëngjeset mi zgjonë!…
Shpresa Dhima@@