Sotë ësht data 23 Korrik…
Sotë ,si 26 vjetë më parë
linde ti biri imë…

Ishte dita ,më e lumtur ,më e veçanta për mua.
Në krahët e mi ,do ishe ti ,jeta ime, gjaku i gjakut tim, ishe ti më e bukura ëndërr…
Këto i hodha në vargje ,, për ty Biri Im.!!
Nina Nana, do të këndoja
Për ty BIRI. IM.
Sot mes vetmis dhe heshtjes
Mes mendimeve qe papritur
me erdhen,,
Ashtu si dielli qe del
mbas nje reje fshehur
Per ty Biri im ,
sot ,nisa te shkruaj
Nje vjershe, nje proze, nje poezi
Me te bukura vargje,qe ne jete
si kam shkruar
Dallget e detit perplasen si uragan
Mbi gure perplasen e shkumezojne
Dhe ngadale ,perkedhelin bregun
lehte ,e lehte me dashuri…
Si keto dallge dhe jeta ime
Shkembinjeve te dhimjes u perplas
E larte u ngrit, si nje re e bardhe
Ne fluturim krahe deshirave
Nder mote te trazuara…
E thjeshte ne ato vite une isha
Ne shpirt , kisha te madhe modestine
Me nje fustane basem veshur
Prodhim i kombinatit Tekstil
Ne syte e mi , fshehur qe trishtimi
Lotet me njomnin syte perher
Ashtu si vesa qe lulet njome
cdo mengjez
Vitet kaluan fluturim..
Me aq dashuri une prisja
Ashtu si cdo grua,ne krahet e saje
te kete femin
Te ushqej me gjirin e saje
Petalet e trendafilta te jetes..
Atehere ,i lashe menjane te gjitha
I mbylla ne sirtar
Me te bukurat vargje
qe kisha shkruar
Me pasion ,me dashuri per poezine
Ne kuti pandore i fsheha
Magjite poetike
Vitet rodhen ngadale
me lote e trishtim….
Nje dite e bukur hapi
zemren time..
Se mbaj mende ,
ne ishte e hene ,apo e marte
Nje gje shum mire e mbaj mende
Ishte muaji Nentor
Pejzazhet qene ngjyer
Me kuqelimin e faqeve te mia
Si nje fllad pranvere ,
shpirti ime u ngroh
Me te bukuren dhurate
ate dite Nentori mora
Erdhe ne jeten time,ti jeta ime
Serish nga sirtari fletoren nxora
Fluturuan ne te vargjet e poezive te mia
Nina Nana ,une shkrova pambarim
Dita qe ne krahet e mi do ishe ti
Erdhi ashtu si rete mblidhen
e fillon te bjere shi…
Ti erdhe mes dhimbjesh ..
Me zerin e mekur ,te shqetesuar
te mamis..
Shpejt , shpejt, raste urgente
gruaja semur….
Te shpetojme operacionin
shpetojme femine
Prane meje ishte e mira Nena ime
Me veshtronte, sikur dicka donte
te thoshte…
Me syte tek Nena,
Me zemer te femija
Qe me aq dashuri e prisja
E ndoshta sdo e shihja Kurre
Force e papare me erdhi ne caste
Koken mbeshteta ne krahet e Nenes
Me syte fshehur qe lotonin
Vetes kuraje i dhashe
Eshte Nena..
Ne krahet e saje femijen tim
ajo do e marre….
Nje dite e bukur Korriku
per mua celi
Ate mengjez plote diell ,
jeta ime erdhi
Mbi koken time ,nga koma kur dola
Me syte e perlotur ,Nena ime ishte
Me ty Bire, per ty jetova une
Me vdekjen luftova dhemb perdhemd
Me e forte se vdekja bire dola une
Vitet kaluan u rrite ,tani je burre
Je per mua ,me e madhja dashuri
Jeta ime , kuptimi i plote
i jetes qe jetoj
Je gjake nga gjaku i zemres sime
Motivi i vargjeve te mia
Mjeku i ardhshem ..
qe jete njerzish do shpetosh
E une gjithmone do te kendoje
Nina Nana ,Bire i Nenes Bire…