Shpresa Dhima

EJA SI VAJZA E VALËVE

Imazhi mund të përmbajë: Shpresa Dhima, Zmadho

Sot bregut të detit eci
Hapat ngadalë hedh menduar
Mendimet vijnë valë, valë
Me dallgët e detit trazuar
Dashuri, lotë, mall,. përsjellë bregut ku je ti
Këtë shpirt të heshtur, se thyen dot as dallga
Vështrimin tretur larg, atje fluturon një pulë bardhë
Dhe dielli përskuqur, rrezet lëshon mbi valë
Dhe unë e heshtur flas me valët
Mes dallgëve hedhur spirancat
Mbi dallgët ngrihem, mes tyre imazhin pikturuar
Dashurin dhe mallin, dimensionet dot se matin
Imazhi im në sytë e tu jeton
Era lehtë një puthje më sjell, dhe zërin tëndë
Jam aty ku zemra troket, ku pulsi, pulson
Me sytë e shpirtit, sytë e tu shikoj..
Mes valëve, me valët eja…unë bregut të pres
Eja si vajza e valëve…!!.

shpresa dhima@@

7/1/2021.

“”””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: Shpresa Dhima, Zmadho

RRUGICAVE KUR KALOJ

Rrugicave mëngjeseve ,kaloj

Mbrëmjeve lodhur

Punës në mërgim

Ballkoneve saksit..

Mbushur lule kundroj

Kujtimet më fluturojn,

Larg atje, te kopshti im

Eh ç’më ngacmojn

Zëmrën më çpojn k’to saksi

Parvazëve vendosur radhë ,radhë

Kur shoh menekshen çelur hijeshi

Trëndafilat e kuqë ,rosë ,e të bardhë,

Kanë qindra lule ,këto ballkone

Po kopshtit tim askush si ngjason

Atje ka borzilok,

Ka lule gjuhë shpate

Atje jargavan, ka ç’ti kërkon

Kopshti im i bukur ..

Me ty çmallem

Rrugës përdit ,ndër këta ballkone

Aty dhe të vdes ,lulesh ngjallem

Me aromë të bukur lule borë!.

“””””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: Shpresa Dhima, duke qëndruar dhe jashtë

ZËRI DHE ERA
A e dëgjon zërin e erës
Fjalët e mia tek ty . përcjell
Aty të fle në mendimet e tua
Në zemër të hyjë , të ngre folen
Me sytë e shpirtit të vështroja
Thellë brenda tyre kërkoja
Në detin e dashuris ku vala nanuris
Mes valëve dhe puthjeve , harmoni mbi dallgë
Si një flutur ,në krahët e tua fluturova
Mes ledhatimeve, pëqafimeve, zëri ytë më fliste..
“Mos e humb dashurin t’ime,,
Ajo lundron në një oaz lumturie
Mes dashurisë trup e shpirt lëshuar
Si një zog që nis fluturim
Nën pemën gjelbëruar, derdhur mijëra petale
Mëritë , dhe zënkat era ti shkund.

shpresa dhima@@

6/1/2021!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.