5.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Shpresa Gashi Zurnaci

ME ÇO NJE FJALE VENDLİNDJA İME

Po ta leshoj një ze moj nene
Po ta leshoj një ze Atdhe
O Prizren të leshoj ze
Ne çdo shtepi e në çdo votër
Po leshoj ze që nga Izmiri
që Egeja ja lag brigjet
Ty Prizren, qytet me İ miri
se nga malli, shpirti me digjet!
Nuk desha nga ti te largohem
e të shkoja në dhe te huaj
Te më falë të nenshtrohem
se larg teje fort po vuaj!
Ti e di jam bija jote
ndaj në zemër përherë te kam
kudo te shkoj rreth kësaj bote
sytë përlotur për ty kam!
Me ço një fjalë vendlindja ime
Prizreni İ bukur,qytet me histori
më zhytë thellë nëpër kujtime
më bëj nder, aty me mbaj ti
Dhe Izmiri s’është i keq
këtu kam folenë e re
por s’më hy ne sy fare asgje
para teje ku kam le!
Ndaj për ty sa të kem jetën
do kem mall, s’të heq nga mendja
vargje për ty do hedh mbi letrën
Veç për Ty do të këndoje

Shpresa Gashi Zurnaci

“””””””””””””””””””””””””””””””

PORTRETI MBI URE
(Urës se gurit)
Mbi shpinen tende sa kohe kaloi
nje gjurme jete diku e mbollem
mbeten kujtime te pa harruara
ne mes dy brigjesh portretin nxorem
Na zbehu koha na zbehen vitet
por vetem ti su mplake kurr
dhe ne kete moshe kur qel kujtimet
ti mes dy brigjesh rrin gur mbi gur
Dhe tash kur larg me ka hedhe jeta
me zgjon kujtime e nostalgji
mbi guret tu me sjell shpesh etja
ulem e çmallem kujtimeve mbi ty
Shikoi portretin vitet numroi
dhe permbi gur ulem e rri
moshen rinore me ty kujtoj
Çmallem portretit bashke me ty

Shepresa Zurnaci

“””””””””””””””””””

MALLKIMI TE ZURI
Seç u zura me veten
pèr tè bèmat pèr klithmat e gjèmèn
Si i bèra ball
Mendova se do i harroja
por nè mendje mè sillen vèrdall.
Ate dite kur mè dèbove
Me fjalèt mè tè rènda mè mallkove.
dilte vrerè nga goja yte
nuk tè njofta a je ti vallè
apo ndonjè pèrbindèsh qè tè pèrbin gjallè.
Nuk qe i mèshirshèm aspak
pèr gjithè ato vite bashkè
Sikur mos tu njifeshim fare
do kishte qenè mè mire
Si ta kthej kohen kur vitete ecin vetè
ndègjoj nga tè tjerèt se je i pa shresè
Qe do mè jetèn kur ajo me eshte tretè
I strukur e i penduar paske mbet vetè
Njeri mèkatar tè shkoftè jeta zvar
tè paska zè mallkimi o mor qyqar.

Shpresa Gashi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.