“”””””””””””””””””””””””””
JU JENI SHTYLLA E LUMTURIS SIME
(vellezerve te mi)
Juve ju bekoj Zoti
Të jeni shtyllë e shtëpisë
Pranë nënës, tokës atdheut
Ti ruani rrënjët e gjakut, dashurisë
Mua më vodhën udhët e botës
Më hodhën përtej Eges
Por gjithqka më kthen tek ju
Sa do që jeta të ketë përplasë
Ju jeni e mbeteni shtylla e shtëpisë
Ku lidhen trarët e dashuris sime
Sa do që udhë të më kenë desdisë
Pranë jush e gjejë prehën time
Mes jush rritem e çpërmallohem
Dhe nga ky mall udhë larg
Sa do që udhët të më largohen
Ju kam në shpirtë e në mall
Ju jeni porta ime e hapur
Dhe dashuria e përjetshme
Për mua jeni gjithmonë krahëhapur
Ju kam gjithqka, gjithmonë pranë vetes
Ndaj ju dua ju kam në gji
Përherë pranë në shpirtin timë
Jetoj me tuajë dashuri
Do të ju kem pranë deri në amshim
Shpresa Gashi Zurnaci
“””””””””””””””””””””””””””
PRITJE
Sa herë e sa shpesh ngela në pritje
Prita diellin të shkëlqejë mbi supet e mia
Prita hënën të ndërtojë siluetën time
Prita po çfarë nuk prita në këtë jetë
Asnjëherë dielli s’i lëshoi rrezet mbi mua
Që të shkëlqejë si ar jeta ime pastaj
Asnjëherë hëna s’ma dalloi siluetën time
Që të mos vrapoj pas hijeve të huaja
Dhe ngela duke pritur rrezet e diellit
e ndriçimin e hënës në një jetë pritjeje!
Ah sa prita…!
Shpresa Gashi Zurnaci