10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Shpresa Gashi Zurnaci

NENEMADHJA E QENDRESES
(Mikes time: Shpresa Sinani)
Mire se erdhe mikja ime
Mesuese Shprese
Ne mesin tone e të arratisurve ketu larg
Mire se na erdhe ketu ne İzmir
te pakten dhembjen ta ndajme dhe kete mall
Ti me plot dhimbje ne gji
Per djalin e dhene deshmor
Se si me bene qe dhembjen
nga shpirti te ta ndije
Ti o nene e qëndresës,
shembull per kurorë
Mire se erdhe ketu tek ne ne Izmir
te pakten dhembjen bashke ta pjestojme
qendresa, krenarija e jote,
shembull i mire neve na jepe force,
dhe mallin na e largon
Të paqim përjete krenaria jone
Ku ruhet forca e qëndresa,
O nënë deshmori e forte
Shpresa Gashi Zurnaci
“”””””””””””””””

UDHËT
Kujtimet rendojne mbi shpirte
e malli zhurit mbi ballë
diku larg mendja me rri
E endrrat digjen vale vale
Me udhet jemi misherim
njera tjetres nuk iu ndame
Na vodhën çdo te të mire e gezim
e asgje nuk na lane
Shepresa Gashi
“”””””””””””””””

KUR JE LARG E MERGUAR
Kur je larg Memedheut
Te djeg shpirti nga ky mall
Nga mungesa e atdheut
Gjithçka zbrazet shpirti qane
Te mungon toka e qielli
Nena motra e vellau
Te djeg malli me shume se dielli
As dhe vendi nuk te mban
Me nje shpirt te trazuar
Bredh udheve e kujtimeve
Larg kur je ne dhe te huaj
Djeg gjithçka ne zemren time
Shpresa Gashi Zurnaci
“”””””””””””””””””””””

NË ËNDRRAT E MIA
Sa herë ndjej dhimbje
Ndjej mall e vetmi
Që atëherë kur ike
Në një moshë të re
Të erdha te varri
Derdhur lot ndër sy
Nuk i harroj fjalët
Që m’i ke thënë ti
Më the se më do
Sa qielli me yje
Dhe sa oqeani
Që nuk ka mbarim
Sa dielli që rrezon
Kodra fusha pyje
Më thoshe ngadalë
Në një përqafim
Sytë të shndrisnin
Sa herë më vështroje
Dashuria mbeti
Në një kohë pa kthim
Shkove e u trete
Asgjë s’më tregove
E gjitha më mbete
Veç si një kujtim
Veç në ëndrrën time
Ti më vjen ngadalë
I ëmbël i bukur
Ashtu si më parë
E kap dorën time
Më përqafon me mall
Unë ashtu kërkoja
Të mos më lëshoje kurrë
Por drita e mëngjesit
Ëndrrën ma trazoi
Kur më doli gjumi
Ëndrra s’di ku shkoi.
Edhe pse dëshira
Mua m’u bë shkrumb
Prapëseprapë në ëndërr
Unë të dua shumë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.