ATË DITË
Atë ditë me vapë more udhë
udhë të pa fund
mbete me kokë kthyer mbrapa
i shtangur e i tretur në mendime
e ndjeve veten të pa strehë.
Nuk gjete qetësi për veten e as për mua
era të përplasë në një lëndinë të largët
aty gjete veten të harruar e të mbaruar.
Nuk u plotësove dot
të mungonte gjysma e zemrës tënde
që e le si peng të huazuar.
Po kush vallë ikën aq larg
pa një dëshirë të plotësuar
që s’u mbushka dot si një enë e pa fund.
Duke mbushur enën në krua
të pres gjithë ditën, gjithë mbrëmjen
nga etja ke për tu mbaruar.
Shpesh herë themi
kot kemi harxhuar kohën
fatin s’mundesh me ndryshuar.
Shpresa Gashi Zurnaci
“””””””””””””””””””””””””””
KOHE E SHKUAR
Sa shpesh e kaluara
po troket në derën time
Britmat dhe pëshpëritjet
kërkojnë të hyjnë brënda
Premtojnë të mirën,
por nuk i besoj me asaj
E di me të kaluarën
nuk do jete me në rrugë time.
Me kane munduar shume
Merzitur pa kufi
Kur te gjitha ato u shuan
Nje dite me diell me mbuloi mua
Shepresa Gashi Zurnaci
“”””””””””””””””””””””””
KUR JE LARG E MERGUAR
Kur je larg Memedheut
Te djeg shpirti nga ky mall
Nga mungesa e atdheut
Gjithçka zbrazet shpirti qane
Te mungon toka e qielli
Nena moter e vella
Te djeg malli me shume se dielli
As dhe vendi nuk te mban
Me nje shpirt te trazuar
Bredh udheve e kujtimeve
Larg kur je ne dhe te huaj
Djeg gjithçka ne zemren time
Shpresa Gashi Zurnaci
“”””””””””””””””””””””””””
ËSHTË ETJA PËR TY
Është ndjenja e mendimit tënd
Që më lumturon ditën
Është etja e trazuar që nuk zë vend
mendimi që çdo çast më zë pritën
Është kënga e pakënduar për ty
Që ma vjedh edhe gjumin
është ndjenja e pashuar për ty
Që orë e çast e shtrëngon ndër duar
Dhe ç’t’i them mallit të trazuar
kur gjithçka djeg brenda meje
Dhe etja nuk ka të shuar
Që e ruaj në shpirt e më merr me vete
Është etja për ty – Mëmëdhe
Shpresa Gashi – Zurnaci