TË KAM KËRKUAR
U ktheva gjithë dëshpërim
me shpirtin ndryrë vrer,
loti mbuloi dritën në sy
nga malli i zjarrtë m’u shter.
Të kam kërkuar pa pushim
nëpër krojet e tua,
po s’është miku yt këtu
m’u përgjigjën krojet mua.
S’është miku yt këtu
më tha i blerti monopat,
nuk është mikja m’u përgjigj
dëbora përmbi shpat.
Të huaj zërash në atë çast
i dëgjoja nga larg gjer këtu,
ma mekën frymën mua
eh, nuk është ai këtu.
O, sa kujtime pa pushim
më shkojnë nëpër mend,
përse, o mik, s’të gjeta ty
prapë në vendin tënd?
Shpresa Gashi Zurnacı
“”””””””””””””””””””””””
TE SHESHI I LIDHJES
Eci mbi kalldrem sheshit perpjete
Drejt muzeut te Lidhjes Shqiptare
Atje ku besa ruhet per jete
E ideali i çeshtjes shqiptare
Mbushem plot frymezim e bese
Atdheu me vjen si ne pellembe
Ku kombi merr fryme lirshem e frymezim
E ideali rritet pa u ndalur
Tek kujtoj dhimbjen e kombit
Dhe besen e dhene ne Kuvend
Rritem me idealin mal me behet zemra
Mbushem frymezim per jete
Shpresa Gashi Zurnaci
“”””””””””””””””””””””””””
DHIMBJE
Nuk më ze gjumi se jam e sëmur
Prandaj shkruaj nga pak poezi
Kam frikë errësiren,ndjej dhimbje
Por pena me letrën më jep këngen.
Sikur të mundja të ktheja kohen
Si dikur,kur isha në vëndlindje
Që s’më dhimbte asgjë në trup
Ku shpirti me gjinte qetsi
Do kthehesha pran nënes time
Do kthehesha në Prizrenin e bukur
Do kthehesha ne atdheun tim
Por ky eshte vetem mendim ne endrrim
Shpresa Gashi Zurnaci