14.5 C
Tiranë
E premte, 20 Shkurt 2026

Shprese Gashi Zurnaci

MË BRENGOS KJO LIGËSI

Më brengos kjo kohë plot ligësi
Ku hilja i prin shumkujt në jetë
Pakkush në vyrtyt mbetet njeri
Hileve e ligësive shpirti i ka tretë
Më dhemb kjo kohë plot hileqar
Ku e liga është bërë shigjet për arma
Pak kush të keqen e mban larg
E të mirën afër shpirtit e mban
Sa shume brengosem në përballje me ligësinë
Kur tjetri përpara syve ta servon
E liga nuk është vyrtyt për njerin
Oh Zot, sa shumë kjo kohë më trishton
Më trishton e liga që hapsiret na i ka mbuluar
E shumohet si milingonat në grumbull
Se si e keqja hapsirat na i pushton, pa ndaluar
Ec e gjindu mes kësaj ligësie, si i humbur

Shprese Gashi Zurnaci

“”””””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur dhe jashtë

Për hir të lirisë që çdo ditë ngushtohet e çohet në zgrip:

Atdhetarizmi vdiq, tani kemi vlera,

egoizëm, mburrje dhe të tjera plehra!

Për klikën sunduese në parlament

që dhe mirëdashjen e blen me ryshfet!

Kujt vendi tjetër t’i jap një mallkim,

ma rënduan shpirtin këto të vendit tim?”

“””””””””””””””””””””””””””””””””””

GJURMET MBI KALLDREM
Rrugicave kërkova kujtimet,
e ditëve të rinisë sime dikur,
kur ecja me atë ritmin rinor,
kalldrëmit udhës gur mbi gur.
Në qytetin tim tash jam kthyer,
ku renda tok me flladin me erën,
dhe kur me shpirtin tim krejt të dlirë,
mëngjeseve zgjoja pranverën.
Tek eci rrugicave të lashta,
dhe shfaqet përmallshëm çdo gjë,
më rikthehen kujtimet dhe shohin,
ashtu si me droje pa zë.
Në të tjera udhë më çoi jeta,
dhe koha në të tjera hapësira na gjen,
veç në shpirt të kam kurdoherë,
o i shtrenjti im Prizeren!

Shpresa Gashi Zurnaci

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.