Shkurti me acar 2009.
Kujtimi për ty Nënë.
Ah ti muj i shkuar që më shkurtove buzëqeshjen.
Sa her vjen java e tret e Shkurtit, rri dhe mendoj verdall me vin kujtimet për ty .
Më kthen kujtimet të ti nëna ime e shtrejt .
Nuk gjej qetsi as në rrugë as në shtëpi.
Sot dola në kopshtin tim para banes sime.
E shikoj qjellin thell në mbrendesi e ti .
Një fllad i leht ballin ma përkëdheli .
Më vetët pyeta oh engjull im, a je ti?
Po ishte ti bashk me erën .Unë do ta gjej rrugën ku ke shku Nënë .
Jo nuk e qaj rrugën nënë ku shkove. E na lë të pilklluar e më shum mall për ty nënë .
Sepse je ne kopshtin e lumnis qjelliore .
I qaj vitet që në ket tok të zez i ke kalua.
Si sot me kujtohen kurr nuk harrohen.
Si sot me kujtohen fjal e tua prore.
Më punu oj bije është dhurat e palodhshme.
Por as një her ti nëna ime nuk u ankove,
nuk the as një her, uh bije sa jam lodh sot.
I qajë hallin qdo njërit nga femjit tu nënë .
Oh nënë sot po preron djelli i kësaj dite ,
edhe pse ishte ditë me djell, por kishte edhe vransim e zbehta nëpër të.
Ti ishe kuptimi i jetës time kuraja e vullneti im.
Butsia jote me mungon sot pa fund o Nënë .
Aroma jote e ata syt e verdh si qelibari shkëlqim.
Syt i kam me lot dhimbje merr gjoksi im.
Kuje o engjull im? më sjell pak qetsi në shpirt .
Eja si era si fllad i lehet e më ledhato oh nënë .
Po iket djelli bashk me ty po perëndon.
Por unë e di që qdo mëngjes bashk me rrëzën e par je ti Mtretresha ime.
Dhe dhomën time e ndriqon nga gjumi me zgjon.
Diamanti im ma i qmuar i kësaj bote
Që sdo kishte forc ta paguante as një mbretëri e kësaj toke.
Sepse si bora e bardh ishte zemra jote.
Që flijove jetën për më rrit nënd femji.
Ty duhet met të than lavdi luftetarja jonë.
TI luftova mes jetës dhe vdekjes por drejtësia triumfon.Nënë fitove. .
Ti i thrrisje paqes dhe paqja të mori nënë.
E sa kujtime të bukura për ty e më ty i kam.
Por një gjë po ma djeg shpirtin që ste kam pran. Do e ndjej mungesën tendë deri sa ti mbylli syt.
Në kopshtin e lumnis të jem nxesija jote unë o drit .
Oh Nënë për ty me shkru ditë e natë nuk lodhet dora.
Edhe pse pa dëshirën time këto kujtime i shkrova.
Unë dua që ti lexojnë nipat edhe mbesat tua , të din oj Nana se jemi krenar me ty.
A e din se mbi qjellin e kaltër roje bën ti. Na ruan nga ma e keqja dhe këtë e besoj.
Sepse lutje të Zoti qdo her goja e zemra jote qoj..
Tani dua met perqafu fort e më t’përshëndet.
U takofshim përsëri në atë të bardhen jetën.
Aty ku lumejt skam të shterrur kurr, aty ku bilbilat këndoj qdo her, në kopshtin e lumnis qjellore atu ku lule ti mbledh. .
25 Shkurti të mori fizikisht por në zemrën tona jeton përjetësisht.
Je ylli i jetë time, je rrezja e djellit o Nënë.
Ti je ajri që frymon, je vet jeta që jetoj.
Dashuri që ujit shpirtin tim je një engjull nga lindja në perëndim. Engjull im ti ishish dhe mbete bota ime, drit që kurr nuk përfundon deri në përjetësi me mua jeton. .
Shkrov :Shqipe Hasaj.
24.02.22. Riehen.