16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Shuhet gazetarja brilante ZENEPE LUKA.

Pregaditi per botim Gjin Musa,gazetar

May be an image of 1 person

   “””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Lajmi trondites per ndarjen nga jeta te gazetares trime dhe shkrimtares ZENEPE LUKA ka tronditure shoket dhe miqet qe e njohen nga afer.Rrjetet sociale jane mbushure me shkrime dhe komente nga ma te dhimshemet.

PO KUSHE ISHTE “ZENEPE LUKA (CERKREZI)?

Zenepe Luka(Çekrezi) e ka nisur krijimtarinë letrare që në bankat e shkollës së mesme”Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Kur ishte studente,dorëzoi për botim librin e parë me poezi titulluar “Vajzëri”, që u refuzua nga Shtëpia botuese “Naim Frashëri, me pretekstin, se kishte vetëm lirika.

Seria e botimeve nisi në vitin 1996, me novelën “Rënkimi i shpirtit”. Në vitin 1998, botoi librin publicistik “Vlora,Vlora”, botim, që përcjell kronikën e dhimbëshme të pranverës së vitit 1997-të në Vlorë. Libri “Unë, gazetarja rebele” e pa dritën e botimit në vitin 2001, ndërsa libri”Një jetë për Kombin” u botua në vitin 2002. “Rrëfej Nermin Vlorën-ishim Tri”, është libri voluminoz,që u botua në vitin 2005.Në faqet e tij zë vënd figura e Ambasadores së Kombit Nermin Vlora , mesazh-këmbimet e shumta të saj me autoren, që njëherësh janë edhe amanetet për promovimin e vlerave dhe kontributve të gruas shqiptare.

“Violeta Manushi, kryezonja e skenës”,që doli nga shtypi në verën e vitit të 2007, është një tjetër libër me vlera i autores.Në maj të vitit 2008 u botua dhe u promovua në Vlorë libri i saj i shtatë “Al Bano & Albania “, ku mori pjesë edhe këngëtari i shquar italian, Al Bano Karrisi.Në korrik të vitit 2012 u botua libri në gjuhën italiane L’amore Albanese per Al Bano“(Dashuri shqiptare për Al Bano), që u promovua në vendlindjen e këngëtarit në Çelino San Marko,ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës Prof.Bamir Topi”.

Libri voluminoz “Kjo është jeta ime”, u botua në maj të vitit 2013, me rastin e 40 vjetorit të diplomimit gazetare të autores. Novela “Rënkime shpirti-Amaneti”, doli nga shtypi në vitin 2015.

 

Zenepe Luka -Vlerësimet.IMG_0500

Përveçse është një gazetare e mirënjohur dhe autore e 18 librave, Zenepe Luka, jep kontributin e saj edhe në shoqërinë civile.Ajo është themeluese dhe Kryetare e Shoqatës Kulturore “Al Bano & Romina Poëer” që nga vitit 1996 dhe Presidente e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” prej 18 vjetësh.Për kontributin dhe vlerat e saj, është vlerësuar me 30 medalje e “Mirënjohje”nga bashki brenda e jashtë vendit, si në Kosovë,disa shtete në Europë,Diasporë dhe veçaanërisht në Itali.Në muajin nëntor të vitit 2011, në Forumin Botëror të Gruas, që u mbajt në Pekin, Zenepe Lukës iu dorëzua çmimi “Grua e shquar” nga Presidentja e Federatës së Grave Kineze dhe nënkryetare e Parlamentit të Kinës, zonja Çhen Zhi Li.Në korrik të vitit 2012, Komuna e Çelino San Marko,vendlindja e këngëtarit Al Bano Karrisi i dha Premion “Qytetare nderi”.Gjatë vitit 2017, me rastin e 15 vjetorit të Fondacionit, është vlerësuar me medaljen “Mirënjohje” nga Ambasadat shqiptare në Vienë dhe Slloveni. Më 1 nëntor të vitit 2017, Presidenti i Kosovës zoti. Hashim Thaçi e dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave. Një bum vlerësimesh ju akorduan në eventin e organizuar” 45 vjet gazetare e terrenit”, ku më të rëndësishme ishin Çertifikimi me Titullin “Misionare Paqeje Ndërkombëtare ,ndërsa Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë e nderoi me “Mirënjohje” Deputeti italian Nicola Ciraci, dorëzoi disa Mirënjohje akorduar nga disa  bashki të Puglias,ndërsa Premion “Nikolin Xhoja” ia dorëzoi pjanistja, Mjeshtër i Madh Aksinja Xhoja.Këngëtari Italian Al Bano Karrisi i dorëzoi dy premio , duke vlerësuar maksimalisht Zenepe Lukën si gazetare dhe kryetare e shqoatës kulturore “Al Bano Karrisi” që me aktivitetet madhore për gjatë 25 vjetëve, ka forcuar urat e miqësisë mes dy popujve.Më 2 gusht  të vitit 2019, në ditën e përvjetorit të lindjes, Zenepe Lukës i akordohet  Medalja e Artë “Ambasadore e Paqës botërore” firmosur nga katër institucione amerikane të akredituara në OKB. Misioni Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, Misioni Diplomatik Amerikan dhe Akademia Botërore e Paqes.Më 23 nëntor të vitit 2019 Klubi botëror i Artit dhe Sozive me qëndër në Milano,  i akordoi  cmimin dinjitoz ndërkombëtar OSKAR.Më 21 dhjetor 2019 Unioni i Gazetarëve në Vlorë, e vlerësoi me çmimin “Petro Marko”.

Zenepe Luka(Çekrezi) e ka nisur krijimtarinë letrare që në bankat e shkollës së mesme”Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Kur ishte studente,dorëzoi për botim librin e parë me poezi titulluar “Vajzëri”, që u refuzua nga Shtëpia botuese “Naim Frashëri, me pretekstin, se kishte vetëm lirika.

Seria e botimeve nisi në vitin 1996, me novelën “Rënkimi i shpirtit”. Në vitin 1998, botoi librin publicistik “Vlora,Vlora”, botim, që përcjell kronikën e dhimbëshme të pranverës së vitit 1997-të në Vlorë. Libri “Unë, gazetarja rebele” e pa dritën e botimit në vitin 2001, ndërsa libri”Një jetë për Kombin” u botua në vitin 2002. “Rrëfej Nermin Vlorën-ishim Tri”, është libri voluminoz,që u botua në vitin 2005.Në faqet e tij zë vënd figura e Ambasadores së Kombit Nermin Vlora , mesazh-këmbimet e shumta të saj me autoren, që njëherësh janë edhe amanetet për promovimin e vlerave dhe kontributve të gruas shqiptare.

“Violeta Manushi, kryezonja e skenës”,që doli nga shtypi në verën e vitit të 2007, është një tjetër libër me vlera i autores.Në maj të vitit 2008 u botua dhe u promovua në Vlorë libri i saj i shtatë “Al Bano & Albania “, ku mori pjesë edhe këngëtari i shquar italian, Al Bano Karrisi.Në korrik të vitit 2012 u botua libri në gjuhën italiane L’amore Albanese per Al Bano“(Dashuri shqiptare për Al Bano), që u promovua në vendlindjen e këngëtarit në Çelino San Marko,ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës Prof.Bamir Topi”.

Libri voluminoz “Kjo është jeta ime”, u botua në maj të vitit 2013, me rastin e 40 vjetorit të diplomimit gazetare të autores. Novela “Rënkime shpirti-Amaneti”, doli nga shtypi në vitin 2015.

Autorja ka përshtatur edhe librat “Al Bano & Romina Poëer”dhe monografinë “Jeta e Al Bano Karrisit”, Libri “Edi Luarasi Dramë & dashuri (në jetë dhe në skenë),doli nga shtypi në vitin 2017 dhe u promovua në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar.“Testamenti i grave për gratë”u promovua me rastin e 15 vjetorit të Fondacionit „Nermin Vlora Falaschi“ më 18 prill  2018.Po në këtë vit u botua libri “ Rrëfej shqiptaren Lumnie Hoti Çota Sozia e Klaudia Kardinale” .Llibri “ Kjo Dashuri e ka emrin Al Bano“ , u promovua  në maj të vitit 2018 në Vlorë,ku ishte i pranishëm edhe Al Bano Karrisi.“ .

 

Ja si shprehen koleget dhe miqet ne komentet e tyre:

ERA CELA

“””””””””””””””””””

Lamtumire mike e mire !

Oh sa me trishtove nuk di nga ta filloj kam shume per te then per ty, me dhemb zemra e s’me ben dora o

Zenepe Luka

te shkruaj se ti nuk jeton me, gruaja me vitale qe kam njohur, o grua e drejte dhe e pamposhtur; trimereshe dhe e vertete ,vlere e fjales se lire qe nuk dite kurr te beje kompromis . Jam shume e tronditur.Por te premtoj qe keshillat juaja do vazhdoj ti ndjek, ishim nga i njejti vend dhe sa here takoheshim me thoje vazhdo keshtu me guxim se do ja dalesh .Ngushellime familjareve dhe miqve!Qofsh e paharruar 😰Do te kujtoj gjithmon si Zenepja qe me jepje leksione gazetarie .

LUAN SHMILI shkruan:

Fatkeqësi e ditës, për familjen, të afermit, miqtë, mediat por, në veçanti edhe për:

Lëvizjen Shqiptare 5 Yjet- Vlora!
Humb jetën publicistja e mirnjohur
Zenepe Luka!…
Zenepe Luka ishte propozuar drejtpërdrejtë nga veprimtaret e Lëvizjes Shqiptare 5 yjet, Vlora dhe veprimtarë primarë të Lëvizjes, për të qënë deputete në parlamentin e ardhshëm shqiptar…
Disa hezitime të saj, lidhur me peripecitë e së shkuarësh ku familja ka përjetuar dhunë të drejtpërdrejtë mesjetare të bandave te PD të komanduara edhe drejtpërdrejtë nga Berisha, si shihet në komunikimin ( shiko foton) me veprimtarët organizativë të Lëvizjes, për zgjedhjet, Vlora dhe Shqiperia; Zenepja pothuaj ishte e gatshme të pranonte vlerësimin e qytetareve, veprimtareve, për kandidatimin dhe na kërkon kohë duke na premtuar se:”Do të flasim dhe një herë…!”
Dhe, sot, në mbrëmje kishim përcaktuar të flisnim…por, lajmi nga Vlora, na trishtoi shumë dhe na beri të lotojmë…
Zenepe Luka nuk jeton më!
Shock për familjen e respektuar qe i shprehim ngushëllimet më te sinqerta, por dhe lotë tek shoqet dhe shokët e grupit organizativ të Vlorës dhe Shqipërisë…
Lëvizja Shqiptare 5 yjet humbi një kandidate qytetare, përtej partive politike, përtej kryetareve piramidale, por dhe një grua të jashtzakonshme qytetare, një grua kurajoze dhe vetmohuese në luftë me agresivitetin pushtetar të kohës së PD dhe Berishës, një deputete qe mesiguri do sillte në parlament zerin emancipues të gruas labe dhe asaj shqiptare!
U prehësh në paqe, Zenepe Luka!
Nuk do të harrojmë dhe jemi të bindur se gra dhe vajza vlonjate e shqiptare, do të ecin në gjurmët e Tua, duke vazhduar luftën për më te miren e mire, kundër autoritarizmit ideologjik partiak, kryetarëve piramidalë e korruptivë në sistemin e gabuar të partive politike…

Lamtumirë, veprimtaria dhe kandidatja jonë për deputete në parlamentin shqiptar!

“”””””””””””””””””””””””””””

Sapo morem lajmin e hidhur qe KOVID mori edhe miken e familjes tone gazetaren Zenepe Luka . Zenepja mbetet ne kujtese si njeri me nje vullnet te jashtezakonshem qe ka bere emer si gazetare dhe publiciste. Ajo themeloi dhe drejtoje dy shoqata ate Nermin Vlora dhe Al Bano Carrisi duke bere pjes te shoqatave gra inelektuale ne Shqiperi , Kosove dhe ne diaspore . Zenepja perballoi dhunen e pushtetit te Berishes kur I vune eksploziv shtepise e per rrjedhoje vajza e saj ne ate kohe e vogel pesoj goditje nervore duke mbetur invalide . Ngushellime Te sinqerta familjes se saj , bashkeshortit, vajzes dhe djalit .

Lamtumire mikja jone e mire .

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.