“”””””””””””
Në Mitrovicë promovohet libri i autores Shuki Kurti – Musa “POEZIA ËSHTË GRUA”
Në hapësirat e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” është bërë promovimi i librit të shkrimtares Shuki Kurti – Musa “POEZIA ËSHTË GRUA”
Me rastin e promovimit të këtij libri morën pjesë zyrtarë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe qytetarë tjerë të cilët shprehën përshtypjet e tyre mbi këtë libër, ku theksuan së ky libër është një pasuri e madhe për të gjithë dashamirët e librit jo vetëm në Mitrovicë por edhe me gjerë.
Ky aktivitet kulturor, zhvillohet sipas kalendarit të DKRS-së, në kuadër të “Ditëve të Diasporës”.
Duke u mbështetur në politikat e veta për zhvillimin e kulturës, DKRS do të jetë gjithherë pranë krijuesve pa dallim por, vëmendje të duhur do të kenë edhe krijuesit e të gjitha fushave që veprojnë e krijojnë në diasporë e që janë vlerë e shtuar në zhvillimin e përgjithshëm të kulturës kombëtare e më gjerë.