14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Shukrije Gashi

SI DJE

Nuhi (Rexhep) Berishes
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe teksti

Merr rrugën tatpjet dhe zbrit

n’gjurmët e mia

të ndjej praninë n’shkëputje hapash

si dje

n’ kopshtin e shpirtit tim

t’shoh çdo ditë e lulet

t’i ujisë me duart tua

qershijat kanë mugulluar

këtë herë ndoshta nuk do t’i vretë

bryma

një shtëllungë vaji s’më

shqitet nga fyti

eh kohë o kohë

as n’thinja flokësh u zvetnuka

dashnia

zbrit rrugëve me kalldërm

sërish të ecim gjurmëve

tona pa ndrojtje

Lirisë për t’i dhënë jetë…

“””””””””””””””””””””””””””

Zoti i raketave
10 prill, 2018

Merreni or t’mjerë merreni

pak kryp nga lotët e syve t’mi

që nga dhembja po m’verbohen

gjellën e jetës time kërkojeni

shkumë helm e pelim shijon

e ta zë frymën shpejt

hajeni të tërën siç

e hëngërt jetën time shtalb

ende n’kalli

Merrni sytë e mi me bebza

të shuara anipse askujt faj i bana

n’shpirt mbillni bimën e vdekjes

nga hiri i jetës që m’ vodhët

me pahir

pa pyetur se cilat ishin andrrat e mia

Merreni pak copë nga hidhërimi

po deshët shiteni shtatoren time

për hir t’ rrëfimit me trumbetë

Oh dje, veç dje erdha n’mes flakëshe tymi pa fajin tim

memzi u mësova të thrrasë nanë

babën as nuk e njoh

e sot shkela n’tokën që

asgjë t’mirë më fali

veç trishtit rrugëve e rrënojave

veshur me krisma, gjak e britma

fëmijësh plot ankth

Pak ujë keni mëshirë

frymë nuk kam e as nuk

po shohë

as doçkat e vogla mund t’i

lëvizë për t’i fshi sytë

Ju zotrat e drejtësisë

merreni trupin tim

kushton asnjë qindarkë

balsamojeni sipas shijes tuaj

e di as nesër më patë

kur erdha n’ botë e çudirave

Një shfaqje mondane

le të luhet me shtatoren

e trupit tim n’ çdo shesh

të botës Njeri

rrëfim në secilën vetë

e fëmijët tuaj le të thurin baladën

për sytë e mi verbuar largë te ferri Siri

Një pikë ujë ju lutem ta shplaj klorin

zjarmia ma dogji fytin as kush m’dëgjon

sot as kryqi e hëna

na morën n’duart e shenjtërisë

po m’zihet fryma e shkumën

s’mund ta ndal nga goja

Zoti i raketave erdhi telef nga qielli

le të ha mishin tim me krypën e lotëve

të mi shijon gaz klori n’ferrin e lavdisë Siri

askush u kujtua për andrrat e mia

as nesër

blejeni shtatoren time kushton

asnjë qindarkë…

“””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i lule

SA E VARFËR MBETA PA TY NËNË

Mëngjesin e trishtë që ike nga kjo botë

e kuptova sa e varfër mbeta pa Ty

mu tha fyti nga etja për thirrjen e emrit tënd

krejt çka pata e more me veti në trastën

e mallit kurrë të shijuar mjaftueshëm

për ne të dyja

KurTi ike

shpirtit iu rrënuan të gjitha dritaret e jetës

asnjë fjalë mu kujtua atë çast

as emri im

një tërmet skëterr u përplasë në mua

nuk pashë ma asgjë rreth veti

veç shtratit tënd

nga dhimbja gjunjtë mu prenë

Fantazma ime e braktisi trupin tim

më mori në krahë shpëtimi thash

ishte beteja ime e fundit për Ty

e kuptova se nuk ecja më në këmbët e mia

Të mbajta shumë çaste në përqafim

derisa ende ishe e ngrohtë

gjithë trupin ta putha qetë e me pikëllim

thellë i mora erë

u mbështolla me lëkurën tënde

e mora të tërën me veti

për most ta harruar kurrë

shijen e aromës Nënë

Me shumë mund kapërdiva ngashërimin

pelim në mënxyrën për Ty

pata frikë se mos ta prishja qetimin

nga dhimbjet

që të vodhën atë mëngjes të mugët

pa mëshirë

as nesër e shfryva hidhërimin

nga frika se do të kafshonin

sërish nepërkat e dhembjeve

Ah sa e varfër që ndihem pa Ty

edhe sot pas kaq vitesh

më thirrë vetëm edhe njëherë

të lutem

kam shumë mall për zërinTënd…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.