22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

SHVL UÇK Daim Hiseni

SHOQATA E VETERANËVE TË LUFTËS SË

USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE

R E A G I M

ndaj Kryetarit të BFI-së Shaqir Fetahu

SHVL UÇK reagon ashpër kundër Reis ul ulemasë të Bashkësisë Islame në RMV Haxhi Shaqir ef. Fetahu i cili në praninë e Kryetarit të shoqatës së “Branitellave” gjykojnë protestat e qytetarëve shqiptarë kundër rasteve të montuara duke shpifur me fjalorin e kuzhinave sllave se gjoja qytetarët shqiptar kanë brohoritur Shqipëri e Madhe, që është një gënjeshtër e kulluar dhe e pa mohuar nga Reisi i ri i BF-së. Këto janë parolla që sërbët dhe sllavo maqedonasit që nga koha e ish Jugosllavisë donin të ua shpifin shqiptarëve sikur që në rastin konkret vepron Shaqir ef. Fetahu.

Ky zotëri rezili, si duket paska pohuar para Stojanço Angelovit se distancohet nga emri UÇK, sepse sipas Tij UÇK-ja është organizatë terroriste dhe burim i mbjelljes së urrejtjes ndër etnike në RMV.
cituar nga:
“Angellov: Së bashku me Reisin, Shaqir Fetahun dënuam thirrjet “UÇK UÇK” dhe “Shqipëri e Madhe”
Sot, në kuadër të aktiviteteve shoqërore të Qendrës për Menaxhimin e Krizave, ushtruesi i detyrës së drejtorit të QMK-së Stojance Angelov, së bashku me nëndrejtorin Ekrem Zendeli, patën një takim produktiv dhe pozitiv me personin e parë – kryetarin e BFI-së Islam Reisul Ulema H . Hfz Shaqir ef. Fetai, në Shkup.
Dënimi i përbashkët i radikalizmit dhe nacionalizmit, të tilla si brohoritja e fundit e “UCK-UCK” dhe “Shqipëria e Madhe” në çdo tubim, protestë apo ngjarje, sepse ajo drejtpërdrejt zhvendos vëmendjen nga qëllimi i ngjarjes, duke protestuar dhe nxitur urrejtje dhe intolerancë ndëretnike.”
SHVL UÇK kërkon që z. Fetahu të distancohet nga deklarata e tij në bisedën me Stojançon, sepse emri i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe djemtë e rënë në luftën e lavdishme të saj janë nderi i popullatës shqiptare dhe krenaria e kombit.
Elemmentet e terrorizmit dhe të turpit të cilat kohëve të fundit njollosin popullatën shqiptare le ti kërkon në mesin e strukturave nga rradhët e tij, të cilët me ndikimin dhe direktivat prosllave paraqesin elemente të radikalizmit fetar.
SHVL UÇK një veprim të këtillë e vlerson si gjest tepër të ulët dhe kërkojm që z. Fetahu dhe BFI të distancohen publikisht nga ky ofendim që i bëhet UÇK-së për qejf të branitellave.

Me respekt,

SHVL UÇK

Daim Hiseni

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.