Shyqyri Demiri- “Doktor i shkencave historike dhe arkeologjike” –  “Mësues i Popullit “

Nga Stiljan DEDJA

Shyqyri Demiri- “Doktor i shkencave historike dhe arkeologjike” –  “Mësues i Popullit “

Shyqyri Demiri lindi në Elbasan (1906-1983), në një familje atdhetare. Shkollën fillore e kreu në qytetin e Elbasanit. Më 1920 shkon në Austri, ku mëson mësimet e mesme në gjimnazin Laik, duke mësuar gjuhën Latine dhe Perse ,  më pas mbaron universitetin e Gracit, ku dipllomohet në degën Histori – Arkeologji. Pastajai qëndron rreth 15 vjet në Austri si pedagog dhe studiues në arkeologji. Në vitin 1935 ai kthehet në shqipëri dhe fillon punë si mësues në shkollën tregtare të Vlorës, dhe pastaj si mësues në gjimnazin e Shkodrës deri më 1939, më pas transferohet në Normalen e Elbasanit. Në vitin 1935 boton në gazetën “ilyria” të kohës me titull :” Arkeologjia dhe autoktoniteti i ilyro- shqiptarëve.Vlera kanë edhe kumtimet e tij në konferencën kombëtare Albanologjike “ Varret e Komanit dhe problemi etnogjenezës së popullit shqiptar.” Ai gjithashtu ka qenë bashkautor i tekstit “ Historia e shqipërisë” pjesa e parë; viti 1963. Ka lënë në dorshkrime shumë studime si “ Esnafët e Elbasanit në fund të vitit XVIII “. Më 1960 ka drejtuar ekspeditën shkencore-arkeologjike të  “ Pazhokut” nga ku dolën të dhëna të rëndësishme arkeologjike për historinë dhe zhvillimin ekonomiko – shoqëror të rajonit të Elbasanit në periudhën e bronzit. Shyqyri Demiri i bën një studim të hollësishëm ekonomiko-shoqëror trevës së elbasanit qysh nga periudha e bronxit dhe deri më 1939. Ai shkruan librin studimor “ Histori e shkurtër e trevës së Elbasanit që nga neoliti deri në vitin 1939”  dhe na paraqet:

Monumontet kulturore të qytetit Elbasanit me rëndësi ndërkombëtare si ai: i ushtarit romak të Mark Sabidit me qëndrim në Skamp (mbas mesit të shekullit të dytë të e.s), me një nënshkrim të gjatë në gjuhën Latine, shërbimet e tij në vende të ndryshme si: Moesinë e poshtëme ( Bullgarinë) dhe në Siri-palestinë. Në luftën kundër çifutëve në Jeruzalem, pastaj me shërbimin e tij në Daki (Rumani) dhe pastaj kthehet në Skamp ( Emër i vjetër i qytetit të Elbasanit).Gërmimet në kodër- varret e pazhokut (Tumat) të Gostimës që fillojnë më shekullin e XVIII p.e.s. Materialet arkeologjike të zbuluara Pazhok hedhin dritë mbi çështjen e autentitetit Iliro-shqiptar janë një kontribut i vyer i tij.Monumenti”Kalaja e Elbasanit” e shekullit të VI të e.s , si kalaja fushore më e mëdha në ballkan do të trajtohet prej tij.

Monumenti “Stema e princit të Shqipërisë së mesmë Karl Topisë”, i cili ndodhet në manastirin e Shën- Gjon Vladimirit, është në tri gjuhë : Latinisht, greqisht- bizantinisht dhe sllavisht. E gdhendur në gurë është dhe stema e Karl Topisë ; një luan me kurore mbretërore mbi kokë.

Pllaka me mbishkrimin arabisht në hyrje të portës së kalasë .Në këtë mbishkrim figuron emir turqisht” ilbasan” i qytetit të Elbasanit që ja vun Turqit më 1466.Në këtë studim trajtohen gjerësisht edhe veprat e piktorit të madh Onufrit,pikturat murale të tij në kishën e Shënepremtes në Valsh dhe në kishën e Shënkollit( Nikolla) në Shelcan; në Shpat të Elbasanit.

Pasta ai anlizon fiset ilire të zonës së Elbasanit si Partinët, Eordejtë dhe Kandavasit në lindje. Si dhe fiset me më pak rëndësi si Sardonët dhe Albanët që shtrihen nga Kruja deri në Elbasan.

Pastajai bën një studim të hollësishëm periudhës së mesjetës në këto treva peridha VII deri XV.Gjithashtu ai bën një studim në pikpamjen politiko-ekonomiko  shoqërore dhe arsimore- kulturore të qytetit ku përmend zhvillimin e zejtarisë ;me esnafët, zhvillimi  tregtisë, si dhe zhvillimin urbanistik në shekujt XVI-XVIII. Artet figurative në qytetin e Elbasanit sipas tij kanë qenë të kufizuara me ndërtime xhamish dhe me disa piktura të Onufrit, përveç atyre të disa ornamenteve shtëpiakë. Këtua ai përmen xhamit e qytetit si dhe veprat monumentale të Onufrit. Edhe  vizita e Von Kahn më 849 dhe e Evlia Çelebia në Elbasan dhe në rrethinat e tij 1670 , përshkrimet e tij të përmbledhur në “ Librin e shëtitjeve” në udhëtimin nga Greqia në Delvinë, Vlorë, Kaninë,Bretat , Bashtovë, Kavajë e Peqinë, do të trajtohen hollësisht në këtë studim.

Zhvillimi arsimor në Elbasan prej shek XVII deri në mes të shek XIX trajtohet hollësisht Ai i bën një analizë të hollësishme gjendjes  politike të Elbasanit në këtë periudhë.Edhe “Lidhja e prizerenit” dhe pjesmarja e masave popullore Elbasanas në këtë lidhje do të zënë vend në këtë studim.

 Studimi vazhdon me zhvillimin e arsimit në Zonën e Elbasanit deri më1912.

Kongresi i Elbasanit (shtator 1909) dhe hapja e “shkollës normale”, do të trajtohen gjerësisht prej tij. Zhvillimi i arsimit në Elbasan dhe në Shqipëri si dhe zhvillimi i ngjarjeve politike, bën të nevojëshme thirrjen e një “kongresi kombëtar”, në lidhje me përhapjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të arsimit në shqipëri. Ky kongres vendosi : të hapet në Elbasan shkolla normale. Ndër rreth 15 pikave që dolën nga vendimet që u morën ishte edhe: në shkollat të futet sa të mundet gjuha shqipe.Ky kongres i kërkoi të gjithë shkrimtarëve shqipëtarë në shkrimet e tyre të vendosin dialektin Elbasanas, pasi është dialekt që kuptohet nga të gjithë.U vendos gjithashtu që pas Normales më vonë të hapen edhe mësonjtore të tjrera në vendet ku Shqiptarët janë më të varfër ose më të dobët.

Veprimtaria e çetave dhe shpallja e pamvarësisë kombëtare në Elbasan zë vend të rëndësishëm në këtë studim.Si dhe okupacioni Serb më 1912 dhe kryengritja e fshatarëve të shqipërisë së mesme.

Pastaj ai trajton: Kontributin e Elbasanit në luftën çlirimtare anti- imperialiste të Vlorës.Gjithashtu vazhdon me disa zakone të zonës së Elbasanit dhe një rradhitje kronologjike e shtypit të botuar në Elbasan dhe jashtë tij. Veshjet e burrave karakterizohen prej fustanellash, shallvare dhe qeleshe. E folmja  si “kalaja” dhe zona të tjera të qytetit, gazeta “Shkumbin”i, më 1921 botohet gazeta “Tomorri” prej Lef Nosit. Më prill 1921 mblidhet parlamenti i parë Shqiptar.

Pastaj në vijim ai do të trajtojë: Themelimi i Elbasanit, periudha Turke e ndërtimit, si dhe dyndjet e Gotëve dhe Sllavëve – Bullgarë në shqipërinë e mesme.

Ky është një studim i rëndësishëm dhe një vepër shkencore e tij, krahas studimeve dhe veprave të tjera të tij shumë të rëndësishme  në fushën e -historisë,arkeologjisë dhe të etnogjenezës së popullit shqiptar.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.