18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Maj 2025

Silva Alisa Xhemo

Mall
Për Camëri
Atje lindi Ati im
Në Versel në Camëri
Ish i vogël plot gjashtë vjec
Kur.filloi e tmerrshmja tragjedi
Morën rrugën të brengosur
Bashkë me prindër kushëri
Duke lënë pas lotë e dhimbje
Duke.parë shumë mizori
Rrugës gjatë pa mbarim
Në mes të ftohtit
të pangrënë
Nga lodhja edhe.mundimet
Humb jetën e shtrënjta nanë
Ish i vogël i parritur
Pa shumë vrasje.njërëz të djegur
Edhe tani zë i kujton
Se në mëndje i kanë ngelur
Në kolonë radhë- e radhë
Morën rrugën për Qafë Botë
Lanë mbrapa njërëz të vrarë
Duke larë rrugët me lotë
Duke ardhur rrugës gjatë
Ndërron jetë edhe një vëlla
Ngel jetim pa të shtrënjtën nënë
Ngelet pa të mirin vëlla
I kujton sa mënd mban
Verselën atë vënd të bukur
Kujton nanën dhe vëllanë
Që rrugës jetën patën humbur
Camërinë kurrë më se pa
I vogël erdhi gjysh është bërë
E kujton me mallëngjim
Atë tokë ,atë të bukurin vënd
Pse kaq keq u dënuam
Që të shkojmë në Camëri
Atje ku lindën etërit tanë
Për atë vënd me hijeshi
Për Versel e Camëri
Ati im ka shumë mall
Ah sikur njëherë ta shihte
Dhe të hiqte atë merak.
POEZIA I KUSHTOHET ATIT TIM QE ERDHI I VOGEL NGA ÇAMERIA.
(NGA

Silva Alisa Xhemo

)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.