29.2 C
Tiranë
E martë, 16 Qershor 2026

Silvana Cekici Rodi

Engjëlli i paqes!
Engjëll mbrojtës që lartësive fluturon
Gjithmonë sundon në zemrat njerëzore
Në rrugë të drejtë e të pastër i drejton
Nga djalli dhe mëkati i shpëton
Të falemi o engjëll i bardhësisë
Vetëm tek ti kemi besim
Shpirti jot shkëlqen si ar
Qetësi dhe paqe fal
Engjëll që hapësirës qiellore fluturon
Në labirinthet e muzgjeve depërton
Shpirtrave të trazuar ju fal qetësi
Syve të verbuar dritë ju dhuron
Në dilemë dhe udhëkryqe
shpesh mendimet i kemi
Engjëlli i paqes vepron me mençuri
Jo përbuzje dhe ndasi mes njerëzve
Portën e harmonisë dhe lumturisë hap për të gjithë
Engjëll që udhëton rrjedhave të jetës
Na zgjon nga gjumi i egoizmit dhe mëkatit
Në sy na shkëlqen guximi
Në zemër besimi për të drejtën
Na bekon me dashurinë hyjnore për jetën.
06 03.2021
S. R
“”””””””””””May be an image of 1 person, standing, purse dhe ambiente të jashtme
Në ty lutemi o Zot
Njerëzve të lodhur në këtë kohë
Dhuroju paqe, dashuri, forcë
Pavarësisht besimit që kanë
Të gjithë besojnë tek një zot
Falemi në mënyra të ndryshme
Në gjuhë të ndryshme predikojnë
Por me shpirt të gjithë besojmë
Lum kush gjuhën e shpirtit lexon dhe kupton!
Me paqe e mirësi zoti të bekon
Prandaj lutuni çdo ditë
Në zemër dielli do tju lindë
Mars 03.03.2021
Silvana Çekiçi Rodi
Shqipëri!
“””””””””””
May be an image of text that says 'ajo! Tije Ti je e veçantë! Më mahnit bukuria e shpirtit Dashuron marrezisht....pa limit Je talent lindur Gjurmë mirësie le ngado qe shkon Zemra jote fort pulson Rizgjon vullkane të fjetur Llava djeg e pèrvëlon çdo intrigë... Hiri paqes mbuloftë njerëzimin Mirësia e shpirtit të bën unike Këtë kurrë mos e harro Per mua ti je ajo.. Që botën mizore e sfidon Deri sa të të perëndoje dhe frymëmarja e fundit. 03.03.2021 S.R.'
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.