14.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Silvana Çekiçi Rodi

Duam paqe ,s’duam luftë !Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Ska më keq se lufta ajo është mallkim
Sa më larg ta kemi, mos ja pafshim sytë
Ca mëndjen të sëmura që djallin kanë në shpirt
Botën po trazojnë ,territoret duan të zaptojnë
Kjo kuçedër zjarr po vjell, po djeg e përvëlon
Krismat jehojnë qiellit , britma dëgjohen në rrugë
Toka u përgjak , bota u lëkund
Fëmijë të traumatizuar, s’kishin parë kurrë luftë
Mos e vrisni jetën që është në rizgjim
Lereni barrin të gjelbërojë dhe sythin në lulëzim
Të vrarë ,dhimbje , lot , ankth… vendi në kaos
Popujt s’duan luftë , në paqe duan të jetojnë
Me fuqinë e shpirtit të lutem o Zot
Ndale këtë agresion, liria mbi shtypjen fitoftë
Ta shikojmë qiellin blu ,yje mbushur plot
Drita e diellit çdo mendje e zemër ndriçoftë!

26.02.2022

Silvana Çekiçi Rodi

“””””””””””””””””””””””

GËZUAR PAVARËSINË !
Jemi një komb, një trup e shpirt
Lindur nga e njëjta nënë
Rrënjët thellë i kemi shtrirë
S’na shkul dot stuhi e tufan
Moj Kosovë heroike
Çdo pëllëmbë larë me gjak
Kur ty syri të pikonte
Zemra e nënës shumë lëngonte
Plagë dhe brenga historia jote
Vraga në shpirt. .jo kurrë
s’harrohen
Sytë më lot nënat e shkreta
Eshtrat e fëmijve nuk i gjejnë as sot
Moj Kosovë sokoleshë
Gjak e besë kemi një
Gjak kastrioti na vlon në deje
Fe shqiptarinë kemi ne

Nuk u gjunjëzove moj martire

Shqiponjë e lirë sot fluturon

Gëzon çdo zemër shqiptari

Gëzuar pavarësinë Kosovë

sot e për jetë e mot !

“”””””””””””””””””””

Ku e gjen veten ti….

Disa e kanë,të tjerë e kërkojnë

dashurinë

Disa e humbin, të tjerë e gjejnë

dashurinë

Disa qeshin, të tjerë qajnë

për dashurinë

Disa gabojnë, të tjerë mësojnë

për dashurinë

Disa lumturohen, të tjerë vuajnë

për dashurinë

Disa tradhtojnë, të tjerë të besës

në dashuri

Disa paqe, të tjerë luftë

në dashuri

Disa lindin, të tjerë vdesin

për dashurinë

Disa thonë se dashuria kalon nga stomaku

të tjerë nga zemra

Disa gënjejnë veten gjithë jetën

të tjerë betohen për dashuri në përjetësi

O njeri………

Ku e gjen veten ti

në këtë dashuri ???

“”””””””””””””””””””

Përqafoni dashurinë
Një burrë dhe një grua kur dashurojnë lumturinë kërkojnë
Që të gjejnë lumturinë e vërtetë duhet besim dhe sinqeritet
Të dy duhet të kenë qëllim të përbashkët në jetë
Jeta për të dy bëhet më e bukur ,ka tjetër vlerë
Xhelozitë ,mashtrime dhe pabesitë jetën shpejt e shkatërrojnë
Largoni frikën, besoni me gjith zemër
Kështu i lirë frymon bashkëjetesa e lumtur vazhdon
Jeta nuk është gjithmonë e qetë ka ulje ngritjet e saj
Është një rrugë e gjatë me kthesa shpeshherë të forta
Po kur dashurinë me forcën e shpirtit e përqafon
Çdo sfidë që të përball jeta e fiton , triumfon gjithmonë!

Autori: Silvana Çekiçi Rodi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.