14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Silvana Cekici Rodi

 

Bardhësi sa më mungon.

Imazhi mund të përmbajë: pemë, bimë, jashtë dhe natyrë

Sa herë vjen muaji dhjetor

Në vendlindje dëshirë kam të shkoj

Borën e bardhë dua ta takoj

Bukurinë e saj nga afër ta shijoj

Bukuri e rrallë vendin ka mbuluar
Mali i Thatë duke nusëruar
Gëzim i paparë kjo dëborë e parë
Të bukurën fëmijëri na i sjell kaq pranë
Në majë të malit të ndërtoj shtëpinë
Me ajër të pastër të mbush mushkëritë
Duket sikur retë më flasin me gojë
Bardhësi e borës paqe më dhuron
Buzë gjolit të shëtisja
Dallgët e egra ti sodisja
Të ndihej kur fryn Veriu
Fjollat e borës në sy mi ngriu
Bora vendin e mbuloi
Fëmijët e lumtur sa gëzojnë
Disa luajnë me topa bore
Të tjerë bëjnë plakun prej dëbore
Kujtoj kur isha fëmijë
Rëshkisnim në kolovajzë para shtëpisë
Edhe pse vriteshim ,qeshnim me lot
Gëzimin e borës nuk e fshihnim dot
Mall kam për atë kohë
Bënte ftohtë ,binte shumë borë
Thinjat në kokë më janë shtuar
Ngelem fëmijë kur me borën luaj.

01.12.2020

S.R

“”””””””””””””””””””””””

Për ty
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe kostum
Dielli po lind, agimi afron
Mëngjesin me ty i dashur e nis
Zemra gëzon ,papushim vrapon
Ditën ma mbush me dashuri
Kalojnë shpejt ,minutat ,orët
Rutina më rrëmben me punët e shtëpisë
Pa kuptuar ,mbrëmja vjen sërisht
Krahët e një zogu i fal lumturisë
Gjithë dëshirë më përqafon
Lodhjen për çudi nuk e ndihej aspak
Me fjalët e ëmbla më çlodh si gjithmonë
Të bukurës jetë ti i jep kuptim

S.R

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.