Ne jete kurre s’tè pashe,por ne harrese nuk te lashe,o vellai yne qe foshnje u largove.
Une nuk kisha lindur,shtate dekada me pare,
ne ate kasolle te vogel,atje buze perroit,
kur ne jete ti erdhe,si i dyti djale,
u quajte si bekimi i kishes se shenandoit.
Nena gjithmone thoshte,ishe i bukur femi,
Vlash te kishin pagezuar,sì te mirin emer,
Jo nuk do te te nderroja,t’me jepnin dhe njemije
por krishti te mori shpejt,te donte si engjell.
Sapo mbushe vitin,boten ti e nderrove,
dhe eshtrat e tua te njome,u treten buze malit,
helm ja bere zemren,nenen e pikellove,
sì te mos hidherohej,kur e humbi djalin.
Ne vellezerit e tu,ne jete kurre s’tè pame,
ne ta dinim vendin,si diten plot me diell,
nga memoria jone,vellain kurre s’è ndame,
o Vella i dashur,je engjull lart ne qiell.
Nje nga nje prinderit,Vella t’u afruan,
kishin mall per ty,qe diten qe u largove,
mbase lart ne qiell,te tre u bashkuat,
ndoshta ishte momenti,qe ti u gezove.
Jo ne s’tè harrojme,o engjelli qe u largove,
s’ka sì te harrohet i dashuri,Vella i nje gjaku,
gjithmone ne te kujtojme,shpejt u largove,
nga gjiri i nenes tone,vdekja ishte shkaku.
Matane reve te kaltra,ku fshehet vetem diell,
o vellai yne,ne zemer gjithmone te kemi,
vete te morì krishti,te ngjiti ne qiell,
ne kete bote mizore,te tuet vellezer jemi.
Simon Tota Londer me 04/12/2022
“”””””””””””””””””””””
SA SHUME E RRENUAN GLLABERUESIT.
Nje lume qe vjen nga lartesia,
nje lume,qe nga malet buron,
prej tij,drite morì malesia,
fusha te tera,lumi pershkon.
Nje lume,qe u perdor dhe nga pushuesit,
Mati qe gjarperon drejte detit,
sa te pangopur,qenkan gllaberuesit
per lumin,ku u ndertua ura e mbretit.
Simon Tota Londer me 06/12/2022