Dashuria eshte virtyti me hyjnor i njerezve qe kuptojne filozofine e vertete te saj,i atyre qe dine te dashurojne gjithcka te bukur qe i rrethon; njerezit,kafshet ,pemet,ujin ,token ,djellin,henen,Pra ne teresi krijesat e natyres,kudo qe te jete,duke mos harruar kurre vendin e origjines.
Une linda nga dy prinder te thjeshte dhe punetor,qe te dy nga zona e kurbinit.Ata me sollen ne jete,ATA sakrifikuan gjithcka per mua.
Edhe pse femije,dhe nuk kuptoja nocionin e vertete te fjales dashuri njerezore,por ishin ATA qe i dashuroja me gjithe forcen e shpirtit tim,ishin ata qe u fala dashurine feminore,dashuri e cila me ka shoqeruar gjithe jeten para tyre,me shoqeron edhe sot qe po’ afrohem tek te gjashtedhjete e kater vite te moshes,edhe pse ata nuk jane me.Eshte kjo Pra,dashuria feminore qe duhet ndjere gjithmone para prinderve.
Ne ishim ,dhe jemi akoma dhjete femije te ketyre prinderve tane shembullore.U eritema ,ashtu tok,te mbledhur ne nje vater te thjeshte familjare,sic mblidheshim cdo mbremje,nente vellezer dhe nje moter.Hanim te gjithe bashke ne nje sofer,nen kujdesin e nenes qe gatuante per ne.Loznim dhe qeshnim bashke,duheshim dhe grindeshim bashke,qanim hallet dhe kerkonim ndihmen e njeri tjetrit.E donim njeri tjetrin me shume se kedo tjeter,pershkonim rrugen per tek shkolla nen hijen e molleve dhe pemeve te tjera te bukura te fshatit,ne mes te ftohtit dhe te nxehtit,ne mes shiut dhe bresherit,shihnim njeri tjetrin drejte ne sy,ne mes vuajtjeve te kohes,dhe nuk e kuptonim se vuanim,ne mes varferise,dhe nuk ndjeheshim te varfer,edhe pse ishim te rreckosur,dhe shume here me barkun bosh,ndjeheshim te pasur,se ishim gjithmone bashke,ashtu te mbledhur,gjithmone te dashur me njeri tjetrin,por mbi te gjitha te disiplinuar,disipline kjo,e kultivuar tek ne,nga prinderit tane te dashur.Pra kjo ishte dashuria e vertete vellazerore,te cilen ne ha falem njeri tjetrit,dashuri qe rridhte nga njerez te varfer materialisht,por me nje bote te pasur shpirterore,qe zinte vend tek njerezit e thjeshte,dhe me zemer te madhe..Kjo eshte dashuria me e bukur,,me e thjeshte,me thelle,qe kalitet tek njerezit qe rriten nepermjet punes,mundimeve,dhe qe ze vend njehere e pergjithmone tek njerezit me zemer te madhe.
Zemra eshte e madhe ,sa vete bota qe na rrethon,dhe ka vend per te gjithe,mjafton te dijsh ti japesh sejcilit vendin e merituar ne zemren tende.
U rrita ne nje lagje te bukur,e quajtur lagja e ujit te bardhe,atje ku shekuj me pare,heroi yne kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu ,mbylli fitoren e betejes se albulenes,pikerisht tek sheshi i ujit te bardhe,lagje kjo me njerez te mire dhe humanitare,qe e deshem dhe e ndihmuam fort njeri tjetrin,me dy fise te vjetra Piroli dhe Tota,fise keto te kristalizuar nder shekuj ne marredhenie shembullore me njeri tjetrin,dhe me vone ,shpi te tjera,si laska etj.
E deshem njeri tjetrin,sepse u rritem ne oborret e njeri tjetrit,duke u gjendur prane ne gezime dhe hidherimet qe na shoqeruan ne jete.
Ne jete une kalova ne rrethe te ndryshme shoqeror,ne shkolle fillore,tetevjecare,te mesme metalurgjike ne Rubik te Mirdites ,ne ate te b.p. nje vjecare Durres,ne ushtria,pune ne k.k.m. Lac,ne rruget e kurbetit greci,itali,dhe Angli,ku ndodhem aktualisht.Jam ndeshur me shoke dhe shoqe te ndryshem ,ne keto rruge te jetes.Jam perpjekur gjithmone,tu fal atyre dashurine time shoqerore,pse jo,edhe e kam fituar ate prej tyre.Ne fund te fundit,dashuria shoqerore,qendrimi dhe pershendetja buzegaz,dhe gojeembel me te tjeret eshte falas,nuk kushton materialisht,por eshte pasuri shpirterore,qe nuk cmohet,prandaj faleni ate,se jeta eshte e shkurter.
Ne shkollen e atehereshme,mesuesit na mesonin,dhe perpiqeshin te kultivonin ne mendjen dhe zemren tone,dashurine e pakufijshme per atdheun tone te shtrenjte,per token tone te shenjte.Qe ne moshe te rinise,e kam kuptuar se atdheu eshte i shenjte,dhe duhet dashur,dhe sot qe jam larg tij,e kuptoj me shume se kurre domethenien e shprehjes dashuri ndaj atdheut..
Ne moshen time te rinise,ne mendjen dhe zemren timepo krijohej filozofia e rruges se vertete te jetes,nepermjet tendencave te krijimit te nje familjeje te vertete,dhe dinjitoze.
Dhe ja,zoti e solli diten qe une te lidhem me bashkeudhetaren e jetes time,nje vajze e thjeshte,me nje bukuri te rralle,me nje brendesi te pasur shpirterore,dhe nje nivel te mire arsimor.Ne syte e saj,ne brendesi te zemres se saj,gjeta dashurine e vertete bashkeshortore.Dallget dhe fortunat e jetes na perplasen neper brigje te forta,por ne dolem gjithnje e me te forte,me dashuri gjithnje e me te konsoliduar.Lindem e rritem dy femije,djem te bukur,te dashur,por edhe shume te zgjuar.Ju kushtuam gjithcka atyre,me ndjenjen e thelle te dashurise se prindit per femijen,dhe ATA e vleresuan thelle,me ndjenjen e dashurise se femijes per prindin,duke shperblyer cdo pike djerse tonen,duke e kthyer ne pervetesim dijesh per jeten e tyre Studjuan dhe shkelqyen ne universitetet europiane,duke qene shembull sjelljeje,dhe studimi,sì te miret nder te miret.Dhe ky eshte shperblimi me i bukur qe femija mund ti beje prindit,kjo eshte dashuria me e bukur dhe me e thelle e femijes ndaj prindit.Une kam shume nipe dhe mbesa.Gjithmone i kam dashur,dhe kam qene i slleshem dhe dinjitoz ndaj tyre,dhe per fat te mire ma Kane shperblyer me te njejten monedhe.
Jetoj dhe punoj momentalisht ne Angli.Banojme bashke me djalin tone Ermir,i cili eshte bashkeshort dhe prind.Shoqja e tij e jetes eshte Brixhilda.E dua si vajzen time,dhe ajo din te fale respekt dhe dashuri..Fryti e dashurise se tyre eshte bukuroshja e vogel Aurora.Eshte pasuria me e bukur ,qe zoti na ka dhuruar.Aurora eshte e vogel,akoma nuk ka mbushur21 muaj,dhe nuk eshte ne gjendje te perceptoje se eshte dashuria me e madhe e gjyshit te saj.
Te nderuar miq,gjithcka qe shkruajta me siper,dhe te tjera qe nuk i kam shprehur,Jane perceptimi in i dashurise per jeten.Pra fjala dashuri per mua nuk ka thjeshte kuptimin dashuri ndermjet seksesh,ajo eshte e thelle,filozofia e saj eshte filozofia e jetes,por ze vend tek njerezit me zemer te madhe.Prandaj kudo qe jeni,ngado qe shkoni,falni dashuri sa nuk eshte vone,falni buzeqeshje,se eshte falas,tregohuni humanitare,se jeta eshte e shkurter.