SHQIPERIA ESHTE EDHE E EMIGRANTEVE
C’rruge te veshtire,qe zgjodha ne jete,
rrugeve te botes,na priti vetem stuhia,
mbase nuk ishte,kjo rruga e drejte,
ma e bukura jete,eshte vendi yne-shqiperia.
Aty ,Nena me falì jete,
mes njerezve te dashur,kalova femijerine,
varferia e paster,por jeta me e qete,
vite te bukura,kalova rinine.
C’jane keto vite,qe humbem neper bote,
lame gjithcka kishim,njerez dhe shtepine,
sa here syte,na u mbushen me lote,
lot qe pikojne per njerezit tane,per shqiperine.
Dhe shqiperia,vendlindja jone e madhe,
perse morì keshtu,per keq tatepjete?
shqiperia jone,e mbushur me halle,
nuk po’ e gjen dot,rrugen e vertete.
Perse te gjithe,ne qe zgjodhem mergimin,
duke marre rruget e botes,anekend,
ne vend te kurbetit,te zgjidhnim zgjimin,
zgjim qe ndryshon jeten,vetem ne vendin tend.
Perse vendin,u’a lame batakcinjve,
qe s’lane gje pa bere,ne vendin tone,
kush per zot aty,do tu dale hallegjinjve,
tufa ka dash,por dashi nuk ka kembore.
Gjysma e shqiptareve,fluturuan gjetiu,
por ne atje,kemi gjysmen tone,
dhe ne mendje,te lind mendimi vetvetiu,
a duhet te kontribuojme,edhe ne me vote?
Shqiperia nuk eshte e pese veteve,
qe jane kthyer,te peste ne padrone,
shqiperia eshte,e shqiptareve te vertete,
qe fatin e shqipes,ta vendosin me vote.
Ndaj e drejta e votes,eshte e jona,
te kontribuojme edhe ne,per ate vend,
te vendosim te gjithe,per trojet tona,
ta hedhim ne lume,te kalbtin sistem.
Kembana therret,popullin per zgjim,
zgjim qe duhet bere nepermjet votes,
njerezit duhet te kthehen,ne vendin tim,
mjaft humbem vite,neper vende te botes.
Aty ku e bukur,ishte femijeria,
aty ku linden,per te ardhmen enderrime,
aty,ku e cilter ishte rinia,
aty ku lame,me te bukurat kujtime.
Londer. 05/04/2021
“””””””””””””””””””””
LUTJE DHE SHPRESE (RIBOTIM )
Shkruar ne mbylljen e pare te kovidit ,kur isha vetem ne shtepi,ne vigjilie te festes se pashkeve.

I lutem Jezu-Krishtit,ne kete dite te madhe,
i lutem per vehte,dhe per njerezit e mij,
qe pas kesaj stuhije,te kete nje ringjallje,
duke u lutur,lot pikojne nga syte.
Une i thashe atij,se para shume shekujsh,
porsi ujet e lumit,lot derdhi Maria,
te lutem Jezu-Krisht,mos t’kete me te vdekur,
te mos vuajne me nenat,andej nga shqiperia.
Ketu ne dritare,me sy drejtuar qiellit,
me mendje dhe zemer,i lutem zotit tim,
qe mbi token shqiptare,te shendrite rrezja e diellit,
O zonja Mari,dhe ti o Krishti im.
Une lutem nga qielli,qe ne kete dite te madhe,
neqoftese eshte nga zoti,te ndale zemerimin,
qe kjo e djele e bardhe,te sjelle ringjallje,
mjaft derdhi lot,neper bote njerezimi.
Oh sa jete doktorash,po’ humbin ne Itali,
me zemrat e tyre,porsi lule dardha,
te lutem per ta,o zonja Mari,
bekoj perjetesisht,keta bluza te bardha.
I lutem Jezu-Krishtit,ketu ku jam ne vetmi,
kij o zot meshire,per kete popull bujar,
lot derdhen rreke,njerezit ne Itali,
tani ka ardhur koha,lotet per me i ndale.
Ta festoje gjithe bota,mbare njerezimi,
diten e djele,kete feste te madhe,
anekend te ndihet,festa e krishterimit,
qe kjo dite e bardhe,te na sjelle ringjallje.
O popull shqiptar,ju o njerez te mire,
jemi te shperndare,ane e mbane globit,
dhe ju qe jetoni,atje ne shqiperi,
me mendje dhe zemer,me besim tek zoti.
Edhe pse te mbyllur,te gjithe ne shtepi,
ta festojme sic duhet,kete feste te madhe,
qofshi te gezuar,me pleq dhe femije,
se pas kesaj stuhije,do kete dhe ringjallje.
Gezuar dhe per shume vjet festen e ringjalljes se Jezu-Krishtit.