KU JANE FSHEHUR VALLE?
Ku Jane ata,qe nje dite sì kerpudhat dolen,
qe komunizmit te djeshem,cdo gje i dhane,
dhe ne vend te tij komunizem te ri sollen,
per portofole dhe kolltuqe,ne parti u ndane.
Ku Jane ata qe gjysmen e popullit jashte e debuan,
dhe ATA qe mbeten,i mbyten me mashtrime,
cdo gje te djeshme ,me arrogance mohuan,
dhe dinjitetin ja neperkemben shqipes time.
Ku Jane ata,qe te rinjve dijet u mohuan,
dhe afruan ata,qe dine vetem rruge te mbrapshta,
vagabonde dhe rrugecer,ne parti vershuan,
duke u dhene dhe poste,neper administrata.
Ku Jane ata,qe te ndershmit ne rruge i hodhen,
qe s’lane gje pa bere ,neper trojet tona,
dhe centin e fundit ,te varferit ja vodhen,
me gjakun e popullit,ATA bene miliona,
Ku Jane ata,qe mblidhen ne parlament,
per sy e faqe,njeri tjetrin rrine dhe shajne,
me “ligje te famshme”,e mbushen kete vend,
neper rrugica,tenderat bashke i ndajne.
Ku Jane ata,qe popullin neper mitingje mblodhen,
dhe duke qeshur,pershendetnin nder foltore,
valle,ku Jane strukur,nga frika e korones,
ata mund te fshihen,edhe ne nevojtore!
Shihni o populli,se c’ka Shqiperia,
te varferit e mjere,s’kane buke per te ngrene,
punojne si shqipet,policet dhe shendetesia,
ne balle te luftes,vehten e Kane vene.
Ka Shqiperia,dhe bij per tu krenuar.
dhe bij te tille,vene koken ne rrezik,
me punen e tyre ,besimin fituan,
mbase mund ti thone,dhe korones ik!
Sa per milardieret,qe Lalzin ndertuan,
sapo virus korona,atje afer mbiu,
harruan gjithcka,per jeten u friksuan,
Jane futur atje,ku futet vec miu.
Ku Jane ata ,kete here ku Jane strukur,
ku Jane ata,qe shiten trojet tona,
dhe ne vrimen e miut,neqoftese Jane futur,
mbase nuk shpetojne,nga virus korona.
ATA qe mashtruat o njerez te mjere,
perpiquni ti kujtoni,dhe dilni nga skutat,
te pakten ne jete,ndihmoni vetem nje here,
me falni se ndoshta,ne mendime ju futa.
Te varferit o njerez,nuk Kane asnje faj,
te majte dhe te djathten,levizni pak miljionat,
se pak me vone,vjen ndonje fushate,
dhe ju perseri,ndani votat tona.