20.5 C
Tiranë
E enjte, 14 Maj 2026

Skender Jashari

Rroli i SHBA-së në bombardimin e Jugosllavisë- pjesa 1
Europa nuk do ishte sot, siç është, nëse s’do ishte SHBA, në periudhën e Luftës së II
Botërore dhe pas saj. Por as Gadishulli Ballkanik, nuk do ishte sot, siç është, sikur të mos ishte
SHBA, në kohën e Luftërave të fundit në ish-jugosllavi. Dhe Shqipëtarët nuk do ishim sot, kështu
siç jemi, sikur të mos ishte SHBA.
Vite e dekada pas Luftës së II Botërore, filloi të trajtohej çështja e përgjegjësisë dhe fajësisë
për këtë luftë. Nazizmi mori dënimin e merituar në luftë dhe pas Luftës së II Botërore, por barbaritë,
agresioni dhe ekspansioni rus dhe serb, mbetën të padënuara as deklarativisht. Pos kësaj, sidomos
Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia mrekullisht edhe në këtë rast përfituan nga situata, në emër të
një ideologjie, duke sendërtu politika shoveniste dhe ekspansioniste. Nën kthetrat e Bashkimit
Sovjetik dhe Jugosllavisë, për 50 vjet jetuan popuj, të cilët në vazhdimësi u përpjekën për shkëputje
dhe pavarësi( kujto në vendet e ish-Bashkimi Sovjetik, lëvizjet polake, hungareze, çekosllovake,
ukrainase etj, pastaj në ish-Jugosllavi, lëvizjet për pavarësi tek ne Shqipëtarët, kroatët etj). Në vitet
1990 në ish-Jugosllavi dhe në tërësi në Ballkan ishte dekada që shënon rrijten e nacionalizmit dhe
konfrontimeve të armatosura, e paralelisht me të vërehej ngritja e Millosheviqit, i cili mes viteve
1992-1995 nxiti luftëra në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje. E veçmas, orekset ekspansioniste ruse dhe
serbe, ishin shkaktare kryesore për të cilat u nxiten edhe më shumë kundërveprimi i popullatave të
shtypura. Kishte shumë ankesa për dështimin e NATO-s, që të ndërmerrte ndonjë veprim për
stabilizim të këtij rajoni.1
Pas Luftës së II Botërore, ka pasur rreth 1200 konflike, e që NATO, ndërhyu në rastin e
Kosovës, Bosnjës, por jo edhe në rastet e Burmas, Kamboxhias, Çeçenisë, Kongos, luftës IranIrak, Liberisë, Libanit, Somalisë etj.2 Derisa në këto konflikte të pas Luftës së II Botërore deri në
përfundim të Luftës së Ftohtë, kanë ndodhur mbi 75% e vdekjeve.3 SHBA, kishte ndërhy në më
shumë se 240 raste e që mund të kalonte në total 300 raste, përpara Luftës së Ftohtë, duke përfshirë
nga veprimet demonstrative e deri tek luftërat e mëdha. Ndërkaq SHBA pas Luftës së Ftohtë në 36
raste ka dërguar misione paqëruajtëse, kurse prej Luftës së II Botërore deri në Luftën e Ftohtë
kishte dërguar 10 herë.4
Mirëpo vetëm pas Luftës së Ftohtë, u pa nevoja që NATO, të ndërhyjë edhe në rastet kur
dështon diplomacia, me qëllim të menaxhimit të krizës,5
e që skeptikët këtë e shohin dhe e cilësojnë
si kalim nga opsioni plotësisht defanziv, në opsion proaktiv a edhe ofenziv. Pas presionit të
publikut, OKB kërkoi nga NATO, që të intervenonte, në Luftën e Bosnjës, pas dyshimeve për
kryerje të krimeve të luftës kundër civilëve.
6 Për herë të parë, në konfliktin e Bosnjës, NATO bëri
përpjekjet e para për dhënijen fund të trazirave, e që kulminoi me kampanjën e parë ajrore më 1995,
në Opracionin “Deliberate Force”, pasi ushtria e të vetëquajturës “republika srpska” kishte

1 https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 1.
2 https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf,
faqe 55.
3 Herbert J. Tillema, International Conflict Since 1945, Boulder, Westview, 1991.
4 https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf,
faqe 56 dhe 81.
5 https://www.nato.int/nato-welcome/index.html.
6 https://www.brookings.edu/articles/decision-to-intervene-how-the-war-in-bosnia-ended/
2
kërcënuar dhe sulmuar “zonat e sigurta” të caktuara nga OKB, në Srebrenicë dhe Markala, pastaj
në granatimin e tregut të Sarajevës, më 28 gusht 1995.7
Serbia me regjimin e saj, ende nuk ishte gjykuar dhe dënuar për krimet barbare që kishte
kryer në Bosnje, e të njejtit sërish përgatiteshin për të kryer krime të njejta edhe në Kosovë.
8 SHBA
më 1992, me administratën e Bush-it, kishte kërcënuar Serbinë për veprim ushtarak unilateral të
SHBA-së, shumë përpara se të kishte forca ushtarake në Maqedoni dhe Bosnje.9 Paralajmërimi i
presidentit amerikan, i cili thoshte që:” nëse presidenti Millosheviq nuk dëshiron të bëjë paqe, ne
do t’ia kufizojmë aftësitë që të bëjë luftë”.10
NATO, kurrë nuk do të intervenonte në rastin e Konfliktit në Kosovë dhe Rusia kurrë nuk
do lejonte që edhe qoftë Europa e Bashkuar, të kishte intervenuar në rastin e Kosovës. Serbia kishte
vërejtur ndarjen brenda NATO-s, për dhe kundër intervenimit ushtarak kundër Jugosllavisë, një
ndarje e tillë nuk ishte në parametrat strategjike dhe operacionale në rastin e Operacionit
“Deliberate Force” në Bosnje. Madje kjo reflektonte që SHBA, ishte filluesi i bombardimeve së
bashku me Britaninë, pastaj SHBA ishte bombarduesi dhe raketuesi më i ashpër dhe që printe
shtimit të intenzitetit të bombardimeve dhe raketimeve.11 Serbia në vazhdimësi me gjitha mënyrat
e lejuara dhe kriminale u përpjek që ta thellonte përçarjen dhe ta përçante NATO-n, por e kishte
të pamundur shkaku i SHBA-së dhe disa vendeve më të fuqishme të NATO-s në Europë.
Nuk ka të dhëna të detajuara dhe të publikuara, për vendimet komanduese të marrura nga
NATO dhe roli i çdonjërit nga anëtarët e saj, përfshirë edhe rrolin e SHBA-së,12 edhe pse
përgjithësisht dhe publikisht ka qenë e dukshme që rroli i SHBA-së ka qenë vendimtar. Mirëpo
është e qartë që kampanja ajrore kundër Jugosllavisë ishte vërtetë një luftë e përbashkët, sepse
SHBA s’do mund të fillonte operacion ajror serioz pa pasur akses në bazat ajrore europiane dhe
mbështetjen e të gjitha vendeve për rreth Serbisë. Edhe pse forcat ajrore Europiane fillimisht u
ndeshën me kufizime serioze për shkak të motit dhe mungesës së municioneve dhe avionëve të
avansuara.13
Gjegjësisht më 24 mars 1999, presidenti Klinton, i adresohej kombit nga zyra e tij ovale ku
theksonte që NATO filloi sulmet ajrore kundër forcave serbe të Millosheviqit në Kosovë, me qëllim
që sulmet e tilla të ndalojnë Millosheviqin nga kryerja e gjenocidit kundër Shqipëtarëve të Kosovës
dhe për të kufizuar kapacitetet e ushtrisë serbe për të kryer gjenocid.14

7http://www.afsouth.nato.int/factsheets/DeliberateForceFactSheet.htm .
8 U.S. policy and NATO military operations in Kosovo [microform] : hearings before the Committee on Armed
Services, United States Senate, One Hundred Sixth Congress, first session, February 25; April 14; July 1, 20;
October 14, 21; November 3, 1999, faqe 7.
9 U.S. policy and NATO military operations in Kosovo [microform] : hearings before the Committee on Armed
Services, United States Senate, One Hundred Sixth Congress, first session, February 25; April 14; July 1, 20;
October 14, 21; November 3, 1999, faqe 11, 15.
10 https://apps.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a391749.pdf , faqe 78;
http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 18.
11 Learning Large Lessons: The Evolving Roles of Ground Power and Air Power in the Post-Cold War Era, David E.
Johnson, 2007, faqe 65-66.
12 https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf,
faqe 60.
13 Secretary of Defense William S. Cohen, Prepared Testimony to the Senate Armed Services Committee, July 20,
1999, pp. 5-6.
14 CNN, “Bill Clinton Addresses Nation on Yugoslavia Strike,” 24 March 1999,
3
Në rastin e Kosovës, ka pasur një mori operacionesh ndërkombëtare paqësore, duke
përfshirë edhe ato në monitorimin dhe vëzhgimin, e deri tek operacionet në kuadër të NATO-s, si:
Operacioni Determined Falcon, Operacioni Determined Force dhe Operacioni Allied Force.
Operacioni Allied Force, që ishte vendimtarë në çlirimin e Kosovës, kontributorët më të mëdhej
ishin SHBA, me afër 70 % të avionëve, pastaj kontribues më i madh vje Franca me 84 avion, pasuar
nga Italia me 58, Britania me 39, Gjermania me 33, Holanda me 22 avion.15 Në Operacionin Forcat
Aleate, partnerët e NATO-s, kanë marr pjesë afërsisht me 1/3 e avionëve në operacioni,16

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.