13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Skender Kodra

IN MEMORIAM

Ka ndërruar jetë Akademik Ekrem Murtezai
(1931 – 2020)

Biografia

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho

U lind më 1931 në Gjakovë. Rrjedh nga një familje qytetare, nga kanë dalë klerikë të fesë islame. Nga viti 1941 e deri në vi­tin 1948 vijoi mësimet në Medre­senë e Madhe të Gjakovës. Pas shtatë vjetëve, mu në pragun e ixhazetit, braktisi med­resenë dhe në vitin 1948 u regjistrua në Shkollën Normale të Gjakovës, ndërsa në vitin 1951 u diplomua në Pejë. Pas një viti pune si arsimtar në Gjako­vë, në vitin 1953 u regjistrua në Fakultetin Filo­zofik të Beogradit – Dega e filozofisë. Stu­dimet universitare i kreu më 1958. Ishte ndër shqiptarët e parë nga Kosova, që u diplomua në fushën e filozo­fisë. Gjatë viteve 1957-1963 ishte profesor i filozofisë dhe i gju­hës latine në gjim­nazin “Hajdar Dushi” dhe i psikologjisë e i peda­go­gjisë në shkollën nor­male “Hysni Zajmi” të Gjakovës. Në vitet 1963-1969 ishte drejtor i gjim­nazit “H. Dushi”. Nga 1969 e de­ri më 1973 punoi këshilltar i pavarur në By­ronë Ekze­kutive të Komitetit Qend­ror të LKJ dhe njëkohësisht shef i ka­binetit të anëtarit të kësaj byroje – Fadil Hoxhës.

Studimet pasuni­ver­sitare i kreu në vitin 1972, në Fakultetin e Shken­cave Politike të Beogradit. Në vitin 1973 u zgjodh ligjërues i lëndëve Histo­ria e filozofisë antike dhe mesjetare dhe Filozofisë marksiste. U dok­torua në vitin 1977 në Prishtinë me te­zën “Le­nini për logjikën dialektike”. Gjatë vi­teve 1983-1991 ishte pro­fesor i rre­gullt i lëndëve të përmendura, por edhe i disa lëndëve të tjera filozofike: i estetikës, i logjikës, i idealizmit gjerman, i filozofisë bashkë­kohore etj. Një kohë e ligjëroi edhe lëndën Me­todologjia dhe teknika e kërkimeve shken­core në Degën e gjuhës dhe të letërsisë shqi­p­tare. Disa herë u zgjodh shef i Degës filozofi-sociologji të Fakultetit Filozo­fik të Pri­shtinës. Në vitin 1976 u bë laureat i Shpërblimit të Dhjetorit për shken­cat shoqërore. Gjatë viteve 1973-1981 ishte drejtor i Qendrës Krahi­nore të Arsimit Marksist.
Anëtar korrespondent i ASHAK-ut që nga viti 1996, kur­se në vitin 2000 u zgjodh anëtar i rregullt i kësaj akademie. Gjatë viteve 1983-1986 ish­te kryetar i Sho­qatës së Docentëve, Profesorëve dhe i Pu­nëtorëve të tjerë Shken­corë të Kosovës.
Ka ndërruar jetë më 12.XI. 2020.
Bibliografia
Librat e botuar:
Filozofia materialiste-dialektike, QKAM, Prishtinë, 1975.
Studime filozofike, Rilindja, Prshtinë, 1975 dhe 1981.
Stalinizmi dhe neostalinizmi, QKAM, Prishtinë, 1976 dhe Rilindja 1981.
Pikëpamja e Leninit për metodën dialektike, QKAM, Prishtinë, 1976.
Marksizmi, socializmi dhe vetëqeverisja, QKAM, 1978 dhe Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1981.
Bazat e marksizmit (për kl. III dhe IV) së bashku me F. Aganin, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1980.
Bazat e marksizmit…(për kl. I), së bashku me F. Aganin, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1985.
Bazat e marksizmit…(kl. II), së bashku me B. Zhujën, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1986.
Filozofia (kl.IV gjimnaz), Enti i Teksteve, Prishtinë, 1989.
Hyrje në filozofi, Enti i Teksteve, Prishtinë, 1984.
Bazat e filozofisë marksiste (tekst universitar), Enti i Teksteve, Prishtinë, 1986.
Disa terma aktualë politikë (edhe serbokroatisht: Neki aktuelni politi?ki termini Komunisti, Prishtinë, 1986.
Fjalori i filozofisë, Agjencia e Autorëve të Kosovës, Prishtinë, 1995.
Filozofia (për kl. IV gjimnaz), Enti i Teksteve të Kosovës, Prishtinë, 1996
Logjika, Enti i Teksteve të Kosovës, Prishtinë, 1997.
Leksikon i sentencave, citateve, sintagmave dhe proverbave latine, ASHAK, Prishtinë, 2008.
Fjalor i feve: sektet, rendet, bashkësitë, lëvizjet, doktrinat e fenomenet, Rilindja, Prishtinë, 2000.
Fjalor i terminologjisë fetare, Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, Prishtinë, 2007.
Fjalor i Filozofisë, Toena, Tiranë, 2007.
Hyrje konceptuale në filozofi, ASHAK, Prishtinë, 2015.
Artikuj e shqyrtime:
Fenomeni i tjetërsimit, Përparimi, vjeshtë e vitit 1960.
Ognjen Prica – filozof dhe revolucionar, Përparimi, 4/1961.
Empirizmi dhe racionalizmi – Buletini pedagogjik i Kosovës, 1963.
Lenini dhe leninizmi, Rilindja, 25.X-10.XI.1967.
Pikëpamjet etiko-morale të Sv. Markoviqit, Përparimi, 11-12/1967.
Pikëpamjet etiko-morale të Leninit, në Fjala dhe Flaka…, 1970.
Filozofia e ardhmërisë dhe marksizmi, Përparimi, 4/1972.
Filozofia humaniste e Marksit, Rilindja, 29.IV.-21.V.1973 dhe në Buletinin e punimeve shkencore të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, 1973.
L. Fojerbahu dhe Marksizmi, filozofia dhe socializmi vetëqeverisës kritika e tij kundër Hegelit, Jehona 1/1973.
Kritika e Kantit lidhur me mendjen e kulluar dhe atë praktike, Buletini i punimeve shkencore të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, XII/75
Lenini për dialektikën, Fjala, 1 janar 1973 (botuar edhe serbokroatisht në Obeležja), 5/1972.
Nuk e ka krijuar zoti njeriun, por njeriu e ka trilluar zotin, Fjala, 11.XI.1972.
Socializmi – proces i çlirimit social dhe kombëtar, në: Tito për Kosovën dhe
Kosova për Titon, botim i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, 1977.
Dialektika si teori dhe metodë filozofike, Studia humanistica, Fakulteti Filozofik i Prishtinës, 1/74.
Mendimi dhe veprimtaria e K. Marksit…në: Aktualiteti dhe rëndësia e mendimit dhe e veprës së Karl Marksit. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës 1983.
Oktobar, Lenjin i socialisti?ka revolucija, në: Tetori dhe ne, Qendra Krahinore e Arsimit Marksist, Prishtinë 1978.
Edvard Kardel – mendimtar i lirisë dhe i revolucionit, në Edvard Kardel, Prishtinë 1980 (Disa pjesë të këtij punimi janë botuar në gazeta e revista në gjuhët serbokroate, sllovene, maqedone etj).
Supozimet ontologjike e gnoseologjike të logjikës dialektike të Leninit, Përparimi, 1/198 3.
Lenini për raportin antitetik në mes të metodës dialektike dhe asaj metafizike, Përparimi 1/73.
Mendimi dhe vepra e Marksit, Përparimi 2/1983.
Marksi për abstrakten dhe konkreten, historiken dhe logjiken, Përparimi 4/1981.
Disa çështje, propozime e dilema lidhur me terminologjinë filozofike në gjuhën shqipe, Përparimi 1/1989.
Lenjinov princip objektivnosti kao osnovni opšti metodološki princip, Obeležja, 1/1974.
Misao i delo Karla Marksa, Obeležja, 4/1984.
Darvini dhe K. Marksi, Rilindja, 11.IX.1982.
Aksiologjia dhe çështja e vlerave, Rilindja, 18.XII.1982.
Dogmatizmi në shkencë dhe degjenerimi i realizmit socialist, Fjala, 1.XII.1981.
Bashkëkohaniku ynë i madh, Komunisti, 3.II.1984 (edhe serbokroat.).
Zhan Pol Sartri – mbrojtës i dinjitetit dhe i humanizmit, Rilindja, 19.IV.1980.
Hipostazimi stalinist i partisë, Bota e re, 1977.
Një jetë e quajtur shkencë dhe revolucion, Rilindja, 17.V.1975.
Filozofia dhe shkencat e veçanta, Fjala, 1. XI-19.XII.1985.
(Të dhënat janë nga faqja zyrtare e ASHAK, Prishtinë)

(13.XI.2020)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.