8.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Dhjetor 2024

Skender Lazaj

NE VEND TE GEZOHEMI DUHET

TE PIKELLOHEMI GJER NE ASHT

PER TALLJEN E SHQIPTAREVE

Fajësojmë botën të tërë
Pse na shohin si t’jemi majmuna
Se për tridhjetë vite jemi udhëhequr
nga komunist dhe spiuna!
Tre herë dorën mbi kushtetutë
Si një burrë-shtetas i ‘vërtetë’
Në mes të një salle me liliputë
Të ngeli pa u bërë veç mbret.
Pse vallë të shkojë kështu filli
O Shqipëria ime e mjerë
Ku ende vazhdon komunizmi
Me spiuna që të ngelën në derë.
O Djem që ikët nga vatani
Me këmbë gomone e vaporra
Të kthehemi dhe njëher atje
Ti shkulim nga rrënjët, k’ta horra!

Skender Lazaj Trebeshina

“””””””””””””””””””””””””

NË NJËZET VJETORIN
Njëzet vjet, buzën ta kam plasur
(Ndonjëherë dhe ti, sigurisht )
Për njëzet vite më ke falur
Dhe të kam falur, natyrisht!
Njëzet vjet, ciklone kemi hasur
Sa herë kemi rënë, jemi ngritur sërish
S’ka dyshim se jemi dashur
Herë- herë edhe marrëzisht!
Njëzet vjet, s’di si më ke duruar
(Dhe kurrë s’të pash të trishtë )
Ndofta, je ende e dashuruar
Ashtu si dhe unë, natyrisht!

Skender Lazaj Trebeshina

“”””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "DUKE KALUAR LA MANSHIN ME NOT... Ah cje nje Ahcjenje ti"

‘MBRETIT TE ZULLUMIT
PËR TË DYTEN HERE
JA PRENE MASEN E KOSTUMIT’
Do të shkruante prapë
Sot Duka Arben
Një kostum të dytë
O Sali ta prenë.
Mirë që oqeanin
Se kaloje dot
Por tani La Manshin
Do ta bësh me not?!
Ik-or me maune
Paçka klandestin
Si ç’përzure shqipot
Ti nga vendi im.
Se mo harron Liken
ka shumë “depulesë”
Se deri nesër
Është në presidenc.
Ti nuk ke biznese
Si likja mes Londrës
Ndaj ja fusin kot
Si bregu pas kodrës.
Merr për Angli
Mik të ‘depulesës’
Që t’i ngresh padi
Dhe Elizabetës.
Se englezët kokën
Ta masin me spango
Ndaj të duhet likja
Për floririn, jo për tango.
Ço prova, merr hak
Dhe tundu binarin
Për Gërdecin në flakë
Dhe njëzetë e një Janarin.
Merr mister Fazlliçin
Se është dhe englez
Dhe Sorro kërriçin
Bëje bozë të zezë.
Kisha goxha vite
Që s’të kisha ‘prekur’
Sepse kohën kot
S’humbas me të vdekur.
Por ti kishe halle
Mëkate pa hesap
Ndaj dhe u ‘ringjalle’
U bëre lugat.
Ke hallet e Xenit
Dhe parasë së vjedhur
Ndaj as rrathët e ferrit
S’të kanë për të djegur.
O Sali gërdalla
Sali batërdia
Ti do bërë non grata
Dhe nga Shqiperia !

Skender Lazaj Trebeshina

23 Korrik 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.