Ja ashtu
Duke parë fytyrën tënde
Jam vetvetja
Të gjitha pjesët e trupit gëzojnë
Muskujt clirohen dhe stomaku merr frymë
Ja ashtu, si një gadishull imi
Të ruaj nga dhelpra e frikshme
E të dërgoj cdo herë nga një pulë…
Ja ashtu,
Si pjesë e një formeje të vetme
Me të njëjtin mullar e dhembje
Më njëjtin fustanbasme me topa
Me të njëjtat xhangalle në mendje
Në jetexhaden, paralele me gropa…
Ja ashtu ,si nje cirk që pret
e s do t a shkelim kurrë.
Sofia Arapaj
“””””””””””””””
te qeshim
te qeshim e te bejme shaka
te duken hallet te lehta
te qeshim te n a qeshe shpirti
se bota nuk rregullohet
te qeshim e te lusim zogjte
te n a largojne vese e strese
te qeshim e natyres nene
t i kemi besim te plote
te qeshim kur qesh nje i semure
t a bejme te qeshe akoma
te qeshim me fotografine ne mur
te qeshe dhe ajo me neve
te qeshim me kokoshin qe me turret
sapo u afrohem pulave
te qeshim me lepurushat aq tebukur
qe pertypen krupkrup, duke u kenduar
te qeshim me boten qe n a u fal
e t i falemi ne gjunje
ashtu thote dhe deti perkashi
te qeshim sa me shume…