Edhe Zoti na kish zili….
Jeta nuk donte zemer
Te vazhdonim ne te dy
Edhe perse duheshim
Zoti na kish zili.
Po te le o jeta ime
Po ta le ty per kujtim
Piken e fundit te lotit
Te falur nga shpirti im.
Kur te duash te me shohesh
Behem drite e yllit te qiellit
Lutju dhe rrezes se djellit
Mbas shiut te dale ylberi.
Aty ne ngjyrat e tij
Do te jem e do te shikoj
Dhe ne enderrat e tua
Do te vij te ledhatoj.
Ska rendesi nese nuk me shikon
Por une jam gjithmon pran teje
Ne Engjell do kthehem une
Se keshtu s’dahemi kurre.
…Sofia Bonjako..17..2..2021..Vlore..
“””””””””””””””””””””””””””””
Ndjesia e dhimbjes..
Ne se shpirti ime vuan
Vuane vetem per ty
Ndjesine e dhimbjes
E ndjejme te dy.
Mundet te merzit shum here
Mundet te me zemerohesh
Por nje buzeqeshja ime
Te ben qe te harrohesh.
Nuk ka shpirt me te paster se i yti dhe i imi
Prandaj Zoti na bashkoj.
Te kam larg
Dhe me ke larg
Mendoj marrzira
Por te dy jemi nje zemer
Ku nuk gjen shteg erresira.
Ti je drita qe ndricon
Une hena qe te mbron
Ska ndarje per ne te dy
Nje do jemi une
Dhe ti…
…Sofia Bonjako..16..2..2021..Vlore….
“””””””””””””””””””””””””
Shok me bes….
Shtegetimi e la pas
Mbeti i plagosur midis shkurreve
Kerkonte ndihme
po askush si degjonte zerin
Nje cast gjuetari
E degjoj qe cicerinte
Armen beri gati te shtinte
Por ndjeu keqardhje
Kur degjoi cicerimat e deshperuara.
Per gjah kishte dale
Zogje kerkonte te vriste
Tani qe e kish perballe
Arma iu duke e rende
Nuk I bente zemra ta vriste.
Zogun e mbuloi me bluzen e tij
I dha te haje dhe e mjekoi
Si te ishte femija i tij.
I ndertoj folene
Si shok shikoheshin ne sy cdo dite te dy.
Ditet kaluan
Dhe u bene shoke
Bisedonin
Zogu me gjuhen e cicerimave
Dhe gjuetari
Me gjuhen e dhembshur te prindit.
Shoqeri te tille bota nuk kishte pare
Ne mes gjuetarit
Dhe zogut.
Sofia Bonjako…15..2..2021..Vlore..