14.5 C
Tiranë
E hënë, 30 Mars 2026

Sofia Gjinika

DO DOJA TË PIKTUROJ.

Do doja të pikturojë buzëqeshjen tënde
Ashtu, pa i hequr, as pikë dhe as presje
Të imtën, djallëzore, shqisa kur përkundet
Se tek e fundit, është një lloj buzëqeshje.
Pa leje, se patjetër do më kundërshtosh
Nuk do të ofendoj dhe as ironinë s’ta vras
Sigurisht që edhe vet ti duhet ta pranosh
Sa për krahasim, do vë një tjetër në krah.
Ja, ta bëjë sikur ti, përtip ushqimin mëkat
Të parafytyroj një grua të varfër para teje
Dëborën akull ta lexon syve të tu qesharak
Largohet, por mbetet gjallë kjo buzëqeshje.

Do ta pikturoj se është dhe karakteristike

E keqja që kënaq do merret vesh në fund

Me ca vija të imëta, djallëzore, të çuditshme

Gojën, sytë e bukur, mjafton t’i përmbush.

“”””””””””””””””””””””

ÇASTI SJELLË MREKULLI.
Sapo shpëtova, këtë çast mrekulli
E solli vakti të zbulojë, torturën e netëve
Ai erdhi, veshur me një kostum të zi
Unë ajërin shtyj e pregatitja pyetjen.
S’dua të eci e verbër me diell në supe
Se nata pa trokitje klishëm rënkon
Fytyra ajo që çfaq dhe të gjitha duken
Ose bëhesh tym, ose zjarrin të zgjon.
Tek unë kishte ardhur shpirti në grykë
Oh, zot, mos ma mba ndjenjën pellg,
Më zgjidh fjalët që duhen e mos ti gëlltis
Gjuhëza e kuqe të vërshoj një të vërtetë.

Buzëqesh tani në këtë natë verore

Shëndrit drita pa mjergullat e hirta

Njerëzit ecin ,më hedhin sytë shëtitores

Unë kërkoja shkallë të kap të tjera maja.

“””””””””””””””””””””””

“DEPUTETE E HIGJENËS”
Mua më zgjodhën si “deputete e higjienës”
Mes dyqind e pesëdhjetë grave të tjera
Problemet sigurt është kodi i mbijetesës
Pa diplom studimi, diplomën që jep jeta.
Nisa punën e gëzuar me rrënjë e themel
Thirra një duar floriri, me ballin djersitur
Për oxhakun e nxirë mes dimrit të rreptë
Ku mes heshtjes krahason fatin e njeriut.
Pluhuri fluturonte si litarët e një tezgjahu
Doja dritë në muret të ftohtë e të zbehtë
Pastaj fitimtare ç’do kush të merte hakun
Duar lodhurat të uronin me një gotë verë.
Llogaritë ngatrohen me ndjenjat dhe shifrat
Për mua, simfonitë janë nga më të bukurat
Të bluaj një ëndërr dhe të dehem e gjitha
Pas punës dhe detyrës të më puthen duart.

Muaj të mbarë për Ju miqësia ime.

“””””””””””””””””””””””””

FUKARALLËKU. (
Ngjan me natyrë të qetë,mbrënda zien si vullkan
Vjenë e qëndron në jetë, thyen shpirtin porsi xham
Por dashurinë se thyen dot, del nga ti më e zjarrtë
Nga fëmijët që u përcolle lot, ngjiten lart e më lartë
Ka plot raste nga varfëria, ka shkuar loti si ujëvarë,
Ku ecën trotuarve nga uria, dhe me syrin ziliqar,
Copa qelqi zemër krisur në të ftohtë dhe në acar,
Gjunjaz më dysh përmbysur, herë larë e herë (palar)
Disa të shikojnë shtrembët i ngjall në zemër frikë,
Shpesh ata kercasin dhëmbët,ndjejnë në vete rrezik,
Se e din kush të përcjellë, janë të njëjtët të pashpirt,
Për ta asgjë nuk vlen, veç të shtypin si zhapik.

Herë vendos shtigjeve gjemba, copa drite errëson,

Por s’i ndalon dot ato ëndrra, se pa to njeriu s’rron

Nga ti ndalin shkencëtarë, nga ti u kanë mbushur burgjet

Merr fuqi sikur dhe zvarrë, ku ka gjak ëndrrat s’keputen.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.