13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Sofia Gjinika

SIKUR
Sikur të më shuhet drita nga sytë
Mundem të të shikojë dhe pa ta,
Veshët vulosur mos të hyjë as frymë
Do dëgjojë me zërin e zemrës pra.
Pa gojë, pa zë mundem të të flas
Kudo që je, kilometri s’më trëmb
Me duar të prera, përqafimin ta japë
Mundem të vij tek ti edhe pa këmbë.
Zëmra të ndalojë , mos të trokasë
Truri direkt do pësojë dridhje
Përsëri do të kujtoj se do të lë pas
Je ti e para dhe e fundit në mendime.
“”””””””””””””””””””””

KAFAZI I TIJ.
Preferon skifter me ariun nëpër ferra
Se sa një trëndafil në qafën e atyre
I përshtatet më mirë gjakut frena
Se sa i përbuzur nga këta lloj “derra” .
Të bëj shaka për të vjedhur dashurinë
Tek kush, askushi që s’ka as për vete,
Për sytë e botës, ti hedhin verbërinë
Atë rol e luajnë bukur dhe pa derte.
Meqenëse e mundur nuk mund të jet
Ta kalojnë për pak si mik të ndershëm,
Do ti lë të ziejnë brënda lëngut të vet
Me të ndershmin, kurrë mos të ndeshen. .
Ata nuk mund ta mohojnë kurrë atë,
Se i pa borxhi , ecën me letra hapur.
Shesin, lajnë dhe lyejnë për asgjë
Koka i kruhet, nuk njohin shkakun
“Derrat do shpojnë se gërmojnë me turri”
Ai pyll është i mbushur plot me kërmill.
Do zë një qoshe me ariun, për shoqëri
Të vazhdojë të këndojë në kafazin tim
“”””””””””””””””””””””””””

HIJET E MURIT.
Tavanit shoh vijë të drejtë në kornizë ,
Murit hije gjarpëruse lëvizin me lezet
Lumturia ime mendoj se do të jetë.
Çështja e largësisë.
Simbolet e jetës duken shëmtuar
Gjembat e bardhë lundrojnë në hije
Një buzëqeshje, një lot në kujtime
Kokrriza suvaje, kripë pandryshuar
Horizontet do të më kenë mbytur
Të gjitha klithmat, shputat pas shpine
Dashuri, mërzitje rrudhat në vite
Për bukë dhe kripë robitur.
Ëndrrat e mia atje stampuar
Pranojë mësimin tënd sigurisht
Ja po kthehem tek ti vertikalisht
Art i përulur, pa stil, i vonuar.
A! Ato hije vizatuar në tavan
Hartë me dallgëzime lumturia ime
Zbres një nga një me lutje agimet,
Tani do ti mbaj veshur fustan.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.