17.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

Sofia Gjinika

 

(I DEHURI).(30)2

**********

Një burrë trashaluq si një trung i prerë,
me syze miopi të rëna përmbi hundë,,
E ngre e ul në buzë gotën me verë,
Disa fjalë flet,s’i meren vesh kurkund.
Ka qenë shumë larg dhe moti po ftohej,
Bashkë me disa tipa u rehatua mes tyre,
Kerkonte një arsye si të justifikohej,
Se jeton në shtëpi me një luleshtrydhe.
Rrugën një ditë ia preu një shpend,
E mori për mace të egër me bisht,
Nga gardhi i gjitonit një shul rrëmben,
Por se goditi dot, se vet u rrukullis.

U përpoq luleshtrydhja ta pres nga ujvarat,

Por trashaluqi ừ bë akoma më tragjik,

E nxjerrë jashtë në shi,një brengë si të parat,

Ajo s’e quan “burrë”, e emron “zvaranik”.

“”””””””””””””””””””

FJALA PO DHE JO.
*******************
Një fjalë po dhe një fjalë jo,
Disa e kanë në maj gjuhës .
Oh,sa të kundërta janë ato,
Por”shtrojnë asfaltin udhës”
Shpejt dhe e gëzuar çfaqet,
Tek ai – ajo që ndjen një po,
Njërën shtyn e tjetra qaset,
Prek nder dhe lartësi ajo.
Po dhe ata që jo’në e thonë,
Po ti pyesësh nuk pendohen,
Ndonjëherë kokfortësi tregon,
Ndodh gjithë jetës torturohen.
Mos pranimi dhe pranimi,
Nuk bëjnë dot pa njëra tjetrën
Kur nuk peshohet del çmimi,
E paguan shtrenjtë gjithë jetën.

“””””””””””””””””””””

PLAKU .
******,
Në kafene, në krah, të një parku,
Ulur në tavolinë pa asnjë shoqëri,
Një gazetë kokulur lexon plaku,
Dhe mëndja i punon kur ishte i ri.
Prek rrudhat ju duk se ishte shëmtuar,
Vitet kaluan, i kaloj në mend shpejt.
Kishte fjalën forcë e forcën në duar,.
E megjithatë thotë, i fortë kam mbet.
Habitet atje, tek nxiste çmënduria,
Mendon guximin që merrte dhe sa,
Dashurinë falte lum nga padituria,
Çdo çast por sidomos tek disa gra.

Ma, folë e mendo, e mundi mendimi,

Uli kokën e mbështeti mbi gazetë,

Ma, ai mburrej dhe më bënte trimin,

E tunda në shpatull ai kishte fjetë.

“””””””””””””””””

Muret.

*******

Pa menduar thellë, pa mëshirë kurkund,

Ngritën ca mure të larta, i ligu tek unë.

Si, si pash më raft pika, kur muret i çonin,

Dinin ç’bënin, ata gërmo, mua më verbonin,

Po nuk u dëgjuan, as vegla dhe as zhurmë,

Urtë e butë e plotë sahani ma futën kra hun.

Kisha dhe halle shumë, jashtë atë periudhë,

Gjetën çelësat me rehat, më nxorën në rrugë.

Nuk dua të kthehem mbrapa, s’di pse kam frikë,

Se mos gjithë ai beton rafshohet, me fitil dinamit.

Pastaj dua të shikoj, atë që planifikoj sigurisht.

Të gjithë rradh, por më shumë, atë që do ket syrin bish.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.