VAJZA E LARGËT
******************

Pa e ditur pse qau, mbase nuk duhej të qante,
Ndoshta kujton fatkeqësitë, akrepat e kohës .
Sot frikacaku është si një ëndërr misterioze ,
Sepse e keqja, majës qëndron, ka zënë sinorët.
Klithma rrëzon malin e fton diellin të lindë
Heshtja që dergjet nën kujtesën e pa tharë
Nuk i hyn më syrit, as stolitë dhe as florinjtë
Kur sheh mbi flokë thinjat dhe kokën e bardhë.
Nuk bie më shi, vajza e largët diku në rrugëtim,
Këput një fije tërfili, ves pa tharë, me lagështi,
Gjoksi ngrenë dallgë sa mezi mbushet frymë
E afron buzëve e i ndanë në mes si dy qershi,
Loti si diamanti kish rrethuar krejt sytë e saj,
Faqet limon, dy pika vesë rrëshqasin përsëri .
Nën peshën e rëndë fillojnë thërmohen ngadalë
Pa kuptuar rrjedh, ndërsa ajo buzëqesh me diellin ..