Marr shkas nga puna dy vjeçare ime
VDEKJA MIZORE
Të vijë rrotull, rrotull por dot s’të kap
Ti diku më fshehesh thellë në dritë
Hapat e tua i njoh, ku shkel ka zjarr
Ah, retë e zeza hedh, keni zënë pritë .
Disa flutura të bardha në hapësirë
Duke fluturuar po i tregojnë rrugën
Sytë e tij kanë marrë tjetër ngjyrë
Krehëri i ajërit i veshur mjergullë.
Kambanat bien se ende kanë zë
Zverdhur krejt si gjethja e vjeshtës
Portat hap perëndimi i ditës që lë
Në qetësi dorëzon çelsat e jetës.
Mua sikur s’më duket e vërtetë
Rrotullohem mos ndoshta të zbojë
Ah, vdekja mizore me mua qesh
Një heshtje që qan papritur fillon.
“””””””””””””””””””””””””
“THANË” ( 72)
********
Sa kohë ndënja urtë,
Thanë është qengj i butë.
Kur nuk flisja me gojë,
Thanë bravo është nga soj.
Kur miqtë vinin për muhabet,
Thoshin, veshë ka, goja s’i flet.
Kur padashur kisha gabuar ,
Thanë i’u thafshin ato duar
Kur mua psherëtimat më mbysin,
S’ka dert thanë, për mua s’pysnin.
Po edhe kur isha në hall,
E thanë në gjithë mëhallë,
Për pjellën e tyre s’thanë një fjalë,
Kur erdhi vakti ktheva rrotën,
Vajtën të më hapnin gropën.
Kur më shikonin plot çiltërsi ,
Çaheshin copa për dy
Prap thanë,s’bën prokopi.
Kur bëra çfarë doja vetë ,
Thanë dhi e zgjebosur, bishti përpjetë.
Kur s’rrija dot në hekura brenda,
Gjetën thanë ngjan nga e ëma.
Thanë e thanë e vetëm thanë,
Ti punon, të tjerët hanë,
Rro për vete, jo për dynjanë.
O mu bëfshin kurban.
“””””””””””””””””””””
SI MË DURON?
Si më duron dhe vet çuditem? ,
Si nuk më ke çuar në djall,
Buzën ta plas, thua s’mërzitem,
Dashuria për ti më mba gjallë.
Thua se ti, më kthen rininë pas,
Që unë e kisha harruar diku,
Gjëmbat e tua i kthej në gaz,
Je trëndafil që më vlon gjaku.
Ndonjëherë të provoj durimin,
Me qëllim që zjarret t’i ndezim.
Urtësia tënde më sjellë pendimin,
Thua,? jemi ujdisur për njërin tjetrin.