DYMBËDHJETË E GJYSËM
Dymbëdhjetë e tridhjetë, koha kalon nuk pret.
Νëntë kur ndeza llambën, orë pafund mu çfaqën,
Mes perdeve të rënda, dikush rrotullohet brënda,
Marr një libër në duar, nuk më la për të lexuar.
Vetëm e shikoj shtëpinë, jam dhe unë me qetësinë.
Bashkë mbarojmë pjatën, si zakonisht më vjen natën.
Vjen në heshtje më merr, nga buzët fjalë nuk nxjerrë,
Në sofrën e jetës zë vënd, këmbkryq rri mbi jastëk,
Më kujton kënaqësinë e kaluar, qelizat mbanë zgjuar
Të gjitha mi sjellë përballë,rrugët, guriçkat me baltë,
Tani janë bërë pa njohje, vijnë në ëndërra lodhjet.
Qendrat për dëfrim, narkotik, ngjallje dhe besim,
Sjellë papritur hidhërimet,në familje gjithë vajtimet,
Fytyrat e të vdekurve, duke nisur që nga rrëfimet.
Ndarjet, ndjenjën, mundin, netëve më vjedh gjumin
Dymbëdhjetë e gjysmë,si kaloi koha?
Dymbëdhjetë e gjysmë, si kaluan vitet?
“””””””””””””””””
JETË E LODHSHME. (78)
********************
Botë e marrosur, krejt e pangopur,
Bën hyrje e dalje njëzete katër orë,
Muzg dhe dritë, lakmia e pa sosur,
E vjen momenti ecën këmba dorë.
Çezëm uji që rrjedh hall edhe mall,
Tarraca ku yjet zhduken një nga një,
Muri i lartë gjigant që del përballë,
Kërkon kthim, por dikush nuk të lë.
Thyhesh e flet në ndërgjegjen tende,
Shkund qerpikët, shenja që s’ndalen,
Pemë e tharë, me hormone pa lëngje,
Tymi mbyll sytë e të shuhen zjarret.
Gjyqtarët e jetës një mëngjes zgjohen,,
Një ndëshkim i zbehtë nga jeta rrokur,
Pasthirma godasin, a plagët shërohen,
O jetë e lodhshme, llastik e tendosur .
“””””””””””””””””””””””
ÇFARË TË TË THEM JANAR.
Çfarë të të them janar
I ftohtë gricë mbuluar
E di që je muaj i parë ,
Të sertα να bën rrudhat.
I njohur nga të parët
Me ti nuk bëhet shaka
Gjethet trazon baltës
Mendimet i zë frika.
Kalon si mbret i vitit
Herë – herë bën të urtin
Çudit, hoxhën, priftin
Kontratë bënë me shkurtin.
Pa ardhur në derë akoma
Kam filluar të dridhem
O, shkurt zullumqarë
Mos përcillni ngushëllime.
Pritëm, shumë nga ti janar
Shëmbëlleve me të tjerët,
Merr ç’ke për të marrë
Të hap dritaren, derën.