Ne e shikonim së bashku diellin
Deri sa perëndonte në perëndim,
Së bashku neve urimin kishim ,
Të mos shuaj kurrë dashurinë.
Zemra serioze, kur nuk bën gabim,
Natyrisht që jo gjithmonë
Kur përballet me dashurinë,
Buzëqesh, flet me pasion.
Dashuria të ka në dorë,
Çdo orë dhe çdo moment,
Nuk të lë të marrësh frymë,
Aty është lëngu, ka lezet.
E dashura ime, e ëmbla ime,
Të kam parë , kudo që ke gabuar
Të kam falur me të buta qortime
Se thjeshtë, të kam dashuruar..
Të dish sa më mungon
Mungesa jote sjellë shiun
Pak nga pak dhe pik, pik, pikon
Mbush një det dhe më mbyt të “ziun”
Pamvarësisht sa larg jemi
Shiu rrjedh faqes litarë
Ne të dy, bashkë ndjehemi
Të puth me mendim çdo darkë
“”””””””””””””””””””””
