13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Sofia Gjinika (Tahire )

DO TA SHIKOJ

***************

Do ta vizitoj patjetër sot,

Ishte e para fjalë në zgjim,

I kam natës time një borxh,

Atje, shikoj me pastërti diellin,

Do ta shikoj sot e thash prapë,
Gjithë ditën s’kam tjetër mendim,
Vetëm ta shikoj, nuk gjëj rehat,
Gjithçka për atje ka drejtim,
Sikur s’ kam me se të merrem tjetër.
Por edhe sikur, mëndja atje më rri,
Zëmra digjet si një copë letër,
Për atje, ku shpirti ndjen kënaqësi.
Do ta shikoj patjetër sot, se do pëlcas,
Këmbët më çojnë në destinacionin e saj,
Shpesh më zë një krizë në stomak,
Më mbush ushqim, ambienti i saj përqark.

Asnjë doktor s’ka për këtë ndjenjë ilaç.

“””””””””””””””””””””””””

AH, MJERISHT.
***************
Atë boshllëk që ndjejë në shpirt
Gjoksin përkëdhel e ma trondit,
Gjithmonë e mendoj.
Të mundesha një, të vetmen herë,
Të të, afroj në gjoks, të të marr erë,
Ylber qerpikut.
Kam kaq shumë ndjenjë për atë,
O shpirt rebel, ti pse nuk flë?
Ecën nëpër zjarre.
Zotësia mungon, si të ta them,
Brenga e fjalës, vete e vjen.
Murë i lartë, kështjellë.
Aty këndon, rritesh, gugas.
Ninullë e këngë, o shpirt binjak
Shtizë diellore.
Trëndafilat çelin, aromë mbi gjoks
Unë pse kështu, të ndjehesh bosh
Flutur perëndimi.
Mendoj për ti, më shton magjitë,
Gjoksit boshllëk, por ti flladit,
Ah, mjerisht.!

Sofia Gjinika

Athinë Greece

“””””””””””””””

LUTJE ZOTIT
Do ti kërkoja zotit me shpirt për këto krishtlindje,
Diell me rreze, të shpërndajë shtëllungat e zeza,
Ditë, netëve ti zhduket krejt kjo hije,
Dashurisë ti fali, kurora me lule të freskëta.
Të shoh në liqenet e syve të fëmijëve,
Si bletët mjaltore të mbushen livadhet,
Ta mbytin në grykën e furrës heshtjen,
Zërat e tyre të prekin qiell, dete dhe malet.
Guximin përballë puthjes që pret, të forcojë,
Të nisen në shtegtim ku ka rreze lumturia,
Me fuqinë tënde o zot, të flas me zë, pa drojë,
Të nis jeta, të mbetet pas, ofshama e dhimbja.
Do ti lutesha zotit me shpirt për këto krishtlindje,
Të jap qetësi, harmoni, përballë çmëndurisë,
Të hedh buzëqeshje, tek shporta mbushur urime,
Me çelësin që veç ti e di si hapen portat dashurisë.

Sofia Gjinika

Athinë Greece

Albania 🇦🇱

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.