9.5 C
Tiranë
E enjte, 12 Shkurt 2026

Softa Bruna

MBAS NJË MASKE

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "CoceColo CAUTION CUIDADO SAFETY TY SEGURIDAD MANDA"

Mbas një maske, fshihet një fytyrë djalli.

Mbas një maske, fshihet një buzëqeshje e shtirur.

Mbas një maske, fshihet lot krokodili.

Mbas një maske, fshihet një zhgënjim.

Mbas një maske, fshihet një turp.

Mbas një maske, fshihet një sekret.

Mbas një maske, fshihet një histori e patreguar e padëshiruar.

Mbas një maske, fshihet një mëkat, një krim.

Mbas një maske, fshihet frika.

Mbas një maske, fshihet interesi.

Mbas një maske, fshihet servilizmi.

Mbas një maske, fshihet arroganca.

Mbas një maske, fshihet tradhëtia.

Mbas një maske, fshihet imoraliteti.

Ehhhhh sa shumë gjëra …fshihen mbas një maske.

Mbas një maske, fshihet një frymë, një shpirt.

Maska sot është bërë shpirt.

Po pse vallë të kesh turp të tregosh fytyrën tënde të vërtetë o njeri me maskë?

Po përse të kesh frikë nga e vërteta?

Askush nuk të mban armën në kokë dhe të kërcënojë se do të vrasë nëse nuk vesh maskën.

Atëherë kur s’ka kërcënim me vdekje, përse ta veshësh maskën?

Maska vjetërohet një ditë dhe bie, atëhere do ta shohin të gjithë fytyrën e vërtetë, dhe s’do të dojë askush, sepse njerëzit ishin të dashuruar me maskën.

Dhe do të mbetesh pa maskë, pa vlerë.

Tregoje fytyrën e vërtetë që në fillim që të të duan dhe të pranojnë ashtu sic je, në mos udha e mbarë i qoftë kujtdo, si ta këtë qejfin.

Çdokush nga ne ka dikë që e pranon ashtu si është.

Lëre shpirtin tënd të frymojë i lirë pa maskë. Mos ja merr frymën me maskë.

Lëre frymën tënde të fundit të dalë e lirë pa maskë.

Më dëgjo mua naiven dhe më beso, se do të jesh i lumtur o njeri, ashtu sic jam unë e lumtur.

Pa maskë, pa stres, pa frikë, pa turp, pa miq fallco!!!

(B.Softa)

Natën e mirë miq të mirë dhe fundjavë të bukur!

Pa maskë urimi. Eshte me shpirt!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.