10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Softa Bruna

 

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, ambiente të jashtme dhe mur me tulla

ZEMRA E KOMBIT

Kush nuk i dëgjoi të sajat rënkime
E kush nuk i dërgoi ngushëllime
Rënkime dhe ulërima të llahtarshme
Për ato jetë të pafajshme.
Për ato dashuri që mbetën lehonë
Për ato zëra që bënë jehonë
Për ato filiza që nuk u rritën kurrë
Për ato ëndrra që u varrosën nën gurë.
Rënkimet e saj u dëgjuan shumë larg
Në çdo rrugë e në çdo prag
E shkreta zemër as e gjallë e sa e vdekur
E futur nën dhe por ende e patretur.
Çdo zemër shqiptari anembanë globit
Rënkoi bashkë me zemrën e kombit
Të bashkuar rreth saj e ngushëllojmë sot këtë hallemadhe
Ngushëllimet tona për bijtë e tu zemra jonë e madhe.
Gëzime paç e kurrë dhimbje
Mos ardhtë kurrë si kjo ditëlindje
Bekuar qofsh përherë o zemra jonë
Ne jemi me ty sot e gjithmonë.
Të dua zemra ime më e bukur në botë
Lotët janë fjalët që zemra dot s’i thotë!😢😢😢😢😢😢😢😢😢
(B.Softa)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.