13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Softa Bruna

Open photo
NDONJËHERË RRUGA E GABUAR ËSHTË E VETMJA RRUGË.
Ju lindët me lugë argjendi në gojë.
Ju nuk kishit kurrë ftohtë.
Ju s’ju mori uria kurrë.
Ju nuk keni qenë kurrë jashtë në rrugë të sëmurë.
Ju kurrë s’keni lypur në rrugë për të ngrënë.
Ju nuk kishit nevojë të shisnit çamçakëz nê rrugë dhe ndoshta të shisnit dhe veten tuaj.
Ju nuk jeni si keta fatkeq…. sepse ju nuk vuajtët kurrë si këta.
Është kaq e lehtë për ju të gjykoni këta fatkeq për rrugën e zgjedhur dhe fatin e tyre , sepse ju kurrë nuk do ti kuptoni.
Por nëse ju do të ishit në këpucën e tyre, do të bënit të njejtën gjë, ndoshta më shumë.
Jeta nuk i dha të drejta këtyre fatkeqëve.
Ndonjëherë jo çdo kush ka mundësi të zgjedhë në jetë.
Ndonjëherë, rruga e gabuar është e vetmja rrugë.
Kështu e vetmja rrugë ështê që ti marrin me forcë.
Prandaj mos i dënoni të mjerët sepse ata nuk sjellin fukarallëk me ato lëmosha që grabisin për të mbijetuar.
Fukarallëkun dhe urinë e sillni ju që vidhni miliona dhe miliarda për të forcuar pozitën tuaj dhe për qejfet tuaja të shfrenuara.
Por për juve s’ka ligj.
Ligji është vetëm për të mjerët!
(B.Softa)
“”””””””””””””””

HAJDUTËT
Të gjithe janë hajdutë!
Ka kategori të ndryshme hajdutësh.
Disa vjedhin shtëpi, makina, para, e gjëra të tjera të çmuara…
Pra keto janë hajdutët materialistë..
Pastaj vijnë hajdutët e rrezikshëm, që të vjedhin buzëqeshjen, fëmijërinë, ëndrrat.
Këto janë hajdutët kriminelë.
Dhe pastaj vijnë hajdutët e mirë të ëmbël që të vjedhin zemrën!
Ne jemi hajdutët e kategorise se fundit!
Zoti i bekoftë hajdutët e zemrave!
Pra të gjithë vjedhim njëri tjetrin.
Dhe kur hajduti vjedh hajdutin nuk quhet vjedhje!
(B.softa)
Fundjavë të bukur dhe fundvit të lumtur ju uroj miqte e mi të nderuar!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.