BËJ SI TË DUASH
Në këtë botë të përjetshme, askush nuk qe i përjetshëm
Gjithçka do ta lëmë mbi varr, veç emrit të pavdekshëm
Çdo kush do kujtohet për keq apo për mirë
Njerëzit do të flasin për ty si të kenë dëshirë.
Në qofsh djall do të pështyjnë mbi varr
Dhe në qofsh engjëll do të ngrejnë lapidar
Nëse fjalët mbas vdekjes për ty s’kanë rëndësi
Mendo që kush bëri keq, s’gjeti kurrë qetësi.
Nuk gjeti qetësi as mbi tokë dhe as nën tokë
I pagoi të gjithë mëkatet dhe mallkimin mori në tjetrên botë
Është zgjedhja jote , bëj si të duash
Në do fund të lumtur , bëj mirë të mos vuash!
(B.Softa)
“”””””””””””””””
PARAJA ÇDO GJË DHE ASGJË!
Me para të rritet pasuria, mendja, pushteti statusi dhe fuqia por nuk te rriten vitet e jetës!
Paratë e gjithë botës të kesh, nuk mund të blesh dot një jetë të dytë, sikur të gjithë doktorrrat më të mirë të botës ti blesh, nuk ta shpëtojnë dot jetën kur vdekja është shkruar!
Prandaj paraja është gjithçka që të jep gjithçka por është asgjë kur nuk të shpëton dot nga vdekja dhe asgjë kur nuk blen gjënë më hyjnore të bukur të universit që është DASHURIA!
(B.Softa)
“””””””””””””
Mikeshat dhe miqte e mi të dashur qe vazhdoni të me uroni akoma për ditelindjen, Ju falenderoj të gjithve pa fund nga zemra ketu në pamundesi për arsye kohe në mesengjer!
Urime dhe Bekime pa fund për ju qe na gezoni dhe na jepni shprese për jeten!
Gezime dhe lumturi pa fund në familjet tuaja!
Kishte dhe nga ata qe me kane inat dhe nuk me uruan por ska gje!
Vetem të dijne nje gje qe une skam inat dhe urrejtje me ata njerez sepse jam e lumtur me jeten time!
Shyqyr zotit me shume pune dhe shume djerse i kam te gjitha!
Bej nje jete të bukur!
Nuk me mungon asgje qe të jetoj me urrejtje! Por dhe kur isha keq perseri kisha të njejten dashuri dhe respekt për njerezit sepse prinderit e mi ishin shume zemerbardhe mikprites ku sofra jone rrinte plot per mysafiret dhe ishin shume besimtare!
Me rriten me dashuri dhe me mesuan te dua!
Unë jam shume e sukseshme ketu në New York sepse kam pune me fitime te medha dhe shume shoqeri!
Dhe kjo mi ka shtuar miqte dhe armiqte!
Suksesi nuk arrihet duke pire kafe e kthyer filxhan!
Punoj nga mengjesi deri në darke!
Prandaj nuk me mungon asgje por perkundrazi bej qejf sepse jeta mbaron shpejt dhe sdua të vdes me pishman!
Jam e sukseshme dhe prandaj jam e lumtur!
Jam menaxhere, biznesmene sepse unē drejtoj biznesin e ndertimit të bashkeshortit tim, jam mjeke me profesion por nuk punoj si mjeke sepse e kam inat spitalin, jam poete, jam aktive ne disa gjera te tjera qe sdua ti permend ketu!
Unë punoj shume si kal dhe fitoj shume!
Shyqyr zotit kam mendje te mprehte se gjithmone planet e mia jane realizuar!
Sic e shikoni ju armiq të dashur jam e kompletuar dhe prandaj jam shume e lumtur me jeten qe bej dhe me miqte e mi reale dhe virtuale të Fb!
Jam e lumtur me familjen time!
Cfare do ti kerkoja me shume zotit ?
Sa te kem mend në koke, kembe dhe dore sukseset e mia do jene në rritje !
Do punoj dhe do jetoj për qejf sepse e kam hallall me nder dhe jo me turp e pislleqe!
Kush me ka inat i uroj jete të gjate qe të me shohe sa me shume!
Unë sju kam inat se kam shpirt dhe bote të madhe, merrem me gjera të medha, suksese dhe jo me vogelsira idjoteske!
Dhe ju mikeshat dhe miqte e mi te çmuar qe me uruat me shpirt e zemer, ju uroj shendet dhe gjithe te mirat e botes! Zoti ju bekofte!
“””””””””””””””””
NUK ËSHTË BUDALLALLËK POR NJERËZILLËK
Në çfarë kohe jetojmë pa kuptim dhe pa vlerë .
Të dashurosh dhe të besosh në dashuri të quajnë budalla.
Të japësh sepse ke dëshirë të ndihmosh, të quajnë budalla.
E kush të quan budalla?
Ai apo ajo që di të aktrojë me ndjenjat dhe nuk ka mëshirë për ata që jetojnë në mizërabël, qê di ti japë furçe njerëzimit dhe jo shpirt.
E si mund të lulëzosh në këtë botë kur as nuk jep dhe as nuk merr?
Kur çdo gjallesë është krijuar që të japë dhe të marrë, kur edhe lulet, edhe gjethet, edhe marrin dhe japin oksigjen, kur dhe toka dhe dielli dhe hëna e yjet, nuk do të funksiononin pa njëri tjetrin sepse dielli dhe hëna i japin dritë tokës, dhe yjet i japin dritë qiellit.
Në këtë botë gjithçka është reciprok të japësh dhe të marrësh.
Të mos praktikosh këtë proçes natyror dhënie-marrje, s’je gjë tjetër veç një copë mishi me dy sy, pa tru dhe pa zemër.
Jep o njeri atje ku sheh që vuajnë, se nuk është budallallëk, por është bamirësi që gëzon njeriun dhe zotin që të sheh nga lart. Sa më shumë pema lëshon kokrra, më shumë prodhon.
Dashuro o njeri i ngurtë dhe beso në dashuri, se kush dashuron do të jetë i dashuruar dhe anasjelltas asnjëherë dhe askush s’ka për të dashur, nëse nuk di të falësh dashuri.
Kam falur dashuri dhe kam dhuruar gjithmonë atje ku sofra në vend që të mbushej me ushqim, mbushej me lot.
Dhe ja ku jam sot.
Nuk është budallallek të japësh por njerzillëk .
S’mund të jesh as zonjë dhe as zotëri nëse nuk ke njerëzillëk.
Të dish të flasësh dhë të vishesh bukur, s’të bën njeri.
Njeri të bën zemra .
Nëse zemra ka dashuri dhe dhimbsuri, je njeri.
Jepi fukarait o njeri se nuk është budallallëk dhe naivitet sic e quajnë the robotët e pashpirt.
Dashuro dhe beso në dashuri se kurrë s’kanë për të dashur nëse nuk dashuron dhe pa dashuri s’ka lumturi!
(B. Softa)