8.5 C
Tiranë
E dielë, 25 Janar 2026

Softa Buqa

DUA TË BËJ TË LUMTUR

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe njerëz që qëndrojnë

Softa Poetja
Çdo natë endesh nëpër ëndërr
S’ka më të bukur perëndesh
Më lër të lutem të futem në zemër
Të bëj të lumtur, e pastaj të vdes .
Do të pres tek porta e zemrës
S’do të lodhem duke pritur
Do t’i përgjërohem çdo natë hënës
Deri kur ylli fundit të jetë fikur .
Të bëj të lumtur e pastaj të vdes
Do hyj si pika e ujit në shkretëtirë
Tek porta e zemrës do rri të pres
Kur ti t’a hapësh me dëshirë.
Dua ty të bëj të lumtur
Në zemrën tënde të lë gjurmë
Nga kjo botë kur të jem zhdukur
Të jem ëndrra jote çdo natë në gjumë .

Çdo natë endesh nëpër ëndërr

E më lodh duke të ndjekur

Më ler të lutem të futem në zemër

E të them se fundin kam prekur !

(Buqa Softa)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.